Futboll
Turneu i futbollit dhe humanitar për Festën e Bajramit në Zvicër
Turneu do të mbahet më 31 maj 2026 dhe pritet të mbledhë deri në 16 ekipe pjesëmarrëse, duke e bërë atë një ngjarje sportive me interes të madh për komunitetin
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, komuniteti i bashkatdhetarëve në Zvicër organizon një turne futbolli me karakter humanitar, duke synuar të ndërthurë sportin me solidaritetin dhe ndihmën për ata që kanë më shumë nevojë.
Ky aktivitet po realizohet me iniciativën e rinisë së fshatit dhe me përkrahjen e shoqatës “17 Shkurti”, ndërsa një rol të rëndësishëm në organizim ka edhe klubi futbollistik KF Studenti, i cili do të marrë pjesë në turne edhe me ekipin e tij, transmeton albinfo.ch.
Turneu do të mbahet më 31 maj 2026 dhe pritet të mbledhë deri në 16 ekipe pjesëmarrëse, duke e bërë atë një ngjarje sportive me interes të madh për komunitetin. Organizatorët bëjnë të ditur se numri i ekipeve është i kufizuar dhe afati i fundit për regjistrim është 17 maji.
Përveç aspektit sportiv, turniri ka edhe një dimension të rëndësishëm humanitar. Një pjesë e të ardhurave të grumbulluara do të shkojë në mbështetje të klubit organizator, ndërsa pjesa tjetër do të dedikohet për familjet në nevojë në vendlindje.
Pagesa për pjesëmarrje është 350 franga për ekip, ku përfshihen edhe 7 kupona për secilin lojtar, që mbulojnë ushqim dhe pije gjatë aktivitetit.
Ngjarja do të hapet në mënyrë simbolike me ndeshje të ekipeve të fëmijëve, duke krijuar një atmosferë festive dhe familjare, përpara se të vazhdohet me përballjet e ekipeve pjesëmarrëse.
Organizatorët ftojnë të gjithë bashkatdhetarët dhe dashamirët e sportit që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, duke përfshi edhe kontribuues që kanë dëshirë të marrin pjesë në sponsorizimin e këtij eventi, i cili premton emocione sportive, argëtim dhe mbi të gjitha një kontribut të vlefshëm për kauza humanitare.
Për informacione shtesë dhe regjistrim, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin +41 76 377 94 05 ose përmes emailit: [email protected], si dhe në linkun e dedikuar për paraqitjen e ekipeve.
Linku: https://bit.ly/4e81Onp
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin










