Lajme
Trupi i pajetë që u gjet në Ulqin është i ish-shefit shqiptar të anti-drogës
Zhdukja e Elezoviçit u raportua nga gruaja e tij, Marina, më 27 maj
Trupi i pajetë që u gjet dje në Ulqin është i ish-shefit shqiptar të anti-drogës, Rudolf Dofi Elezoviç. Autoritetet fqinje e konfirmojnë. Natën e kaluar, anëtarët e policisë kufitare gjetën trupin e pajetë të oficerit të policisë Rudolf Elezović në lumin Bojana, zhdukja e të cilit u raportua më 27 maj.
Institucioni i Policisë shpjegoi se prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë u informua për ngjarjen dhe urdhëroi që trupi të dërgohet për autopsi në mënyrë që të përcaktojë shkakun e vdekjes.
“Autopsia u krye dhe zbulimi drejtohet nga Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë”.
“Vijesti” njoftoi këtë mëngjes se policia e Ulqinit gjeti një trup të pajetë të dyshuar si i Elezoviqit. I njëjti burim tha se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.
Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij, Marina, më 27 maj.
Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozita menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












