Kosova
Trumpi e fton Osmanin të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Presidentja e Kosovës anëtare themeluese në iniciativën e re të SHBA-së për paqe globale
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë një ftesë zyrtare nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën, si anëtare themeluese e kësaj iniciative ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidentja Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ajo ka publikuar edhe letrën e dërguar nga Presidenti Trump.
Në reagimin e saj, Osmani është shprehur e nderuar për këtë ftesë, duke theksuar rëndësinë e rolit të Kosovës në përpjekjet globale për paqe.
“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt”, ka shkruar ajo.
Presidentja ka vlerësuar iniciativën e Trumpit si një hap historik drejt ndërtimit të paqes, duke shtuar se lidershipi i vërtetë nuk mjaftohet me fjalë, por vepron konkretisht. Ajo ka rikujtuar gjithashtu rolin vendimtar të SHBA-së në sjelljen e paqes në Kosovë.
“Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes dhe ne jemi gati”, ka theksuar Osmani.
Ftesa për përfshirjen e Kosovës në këtë Bord të Paqes shihet si një njohje e rolit të Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare dhe si një dëshmi e marrëdhënieve të ngushta mes Prishtinës dhe Uashingtonit./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës Ndërkohë, në hyrje të Kosovës, pritjet janë përgjithësisht më të shkurtra.... -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













