Lajme
Trump tërhiqet nga plani për taksën 20% në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hequr dorë nga plani për vendosjen e një tarife 20% ndaj anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, vetëm një ditë pasi e kishte bërë publik këtë propozim.
Trump njoftoi të martën, përmes platformës së tij Truth Social, se tarifa do të zëvendësohet me marrëveshje tregtare dhe investimesh që, sipas tij, shtetet e Gjirit do t’i lidhin me Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, ai përsëriti se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për lundrimin e të gjitha anijeve, me përjashtim të atyre iraniane.
Çmimet e naftës vijojnë rritjen
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit dhe mungesa e progresit diplomatik mes Teheranit dhe Uashingtonit kanë shtyrë edhe më tej rritjen e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Nafta Brent u rrit me afro 5%, duke arritur në 87.41 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI u ngjit në 81.07 dollarë. Të dyja referencat kanë arritur nivelet më të larta që nga mesi i qershorit.
Sulme të reja amerikane në Iran
Autoritetet iraniane raportuan se SHBA-ja ka goditur disa objektiva të rinj në territorin iranian, përfshirë ishullin Qeshm pranë Ngushticës së Hormuzit, qytetin portual Bushehr – ku ndodhet e vetmja central bërthamor i Iranit – si dhe zonat energjetike të Abadanit dhe Mahshahrit.
Mediat iraniane raportuan gjithashtu për shpërthime pranë Bandar Abbasit, një nga portet më strategjike të vendit.
Irani vazhdon kundërsulmet
Ndërkohë, Irani vazhdoi sulmet hakmarrëse ndaj objektivave në rajonin e Gjirit.
Bahrejni njoftoi se sistemet e tij të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar disa sulme iraniane, ndërsa Kuvajti deklaroi se ka interceptuar mjete ajrore armiqësore në hapësirën e tij ajrore.
Edhe Jordania bëri të ditur se ka rrëzuar katër raketa iraniane që kishin hyrë në territorin e saj, pa raportuar viktima apo dëme materiale.
Dënime në Bahrejn
Autoritetet në Bahrejn dënuan me burgim të përjetshëm tre persona të akuzuar për bashkëpunim me Gardën Revolucionare të Iranit, duke i akuzuar se kishin planifikuar veprime armiqësore dhe terroriste kundër mbretërisë.
Ekspertët skeptikë ndaj deklaratave të Trumpit
Eksperti francez i ekonomisë detare, Paul Tourret, vlerësoi se ideja e Donald Trumpit për vendosjen e një tarife tranziti në Ngushticën e Hormuzit ishte e vështirë për t’u zbatuar.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk kanë treguar gatishmëri për të angazhuar flotën e tyre pranë brigjeve iraniane për shkak të rrezikut nga raketat dhe dronët.
“Ky hezitim për të vepruar shpesh e zbeh besueshmërinë e deklaratave të Donald Trumpit,” tha Tourret.
Situata mbetet e tensionuar
Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë një nga pikat më të ndjeshme strategjike në botë, pasi përmes saj kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit global me naftë.
Pavarësisht tërheqjes së Trumpit nga plani për taksën 20%, përplasjet ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit po vazhdojnë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar mbetet në pritje të zhvillimeve të reja diplomatike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? Kush është shqiptari që qëndron pas organizimit të Botërorit 2030 dhe festoi titullin me Spanjën?... -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median














