Kosova
Transporti urban dhe parkingu falas sot në Prishtinë për pjesëmarrësit e “Marshit për Liri”
Qytetarët që do t’i bashkohen marshit mund të udhëtojnë pa pagesë me transportin urban dhe të shfrytëzojnë falas parkingun te Pallati i Rinisë
Transporti urban në Prishtinë do të jetë falas sot, 12 shtator, në ditën kur në kryeqytet mbahet “Marshi për Liri”, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, qytetarët që do të marrin pjesë në marsh mund ta shfrytëzojnë pa pagesë parkingun te Pallati i Rinisë.
Vendimin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në kuadër të masave të ndërmarra për lehtësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë organizim.
“Marshi për Liri” do të nisë në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Organizatorët kanë njoftuar se për pjesëmarrësit nga qytete të ndryshme të Kosovës është organizuar edhe transport me autobusë.
Në kryeqytet pritet të mblidhen qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës për t’iu bashkuar marshit, i cili organizohet nga platforma “Liria ka Emër” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










