Bota
Themeluesi i Alibaba: Isha më i lumtur kur nuk isha miliarder
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Alibaba, Jack Ma, është njeriu më i pasur në Kinë, që prej kur kompania u bë publike.
Në anën tjetër, Ma shprehet se ai ishte po aq i lumtur, mbase edhe më i lumtur, kur me vështirësi arrinte të fitonte ndonjë të ardhur në kohën kur sapo e përfundoi kolegjin.
Pas diplomimit në vitin 1998, ai punoi si mësues i gjuhës angleze në një universitet lokal, në qytetin e tij të lindjes, Hangzhou. Sipas një dokumentari mbi jetën e Ma, i quajtur “Krokodil në Yangtze”, në atë periudhë ai arrinte t’i fitonte 12 dollarë në muaj, përcjell Telegrafi.
Gjatë një fjalimi të tij, Ma iu është referuar asaj periudhe si koha më e mirë e jetës së tij.
Ai shprehet se kur nuk ke shumë para, e di si do t’i shpenzosh, por kur bëhesh miliarder, je përpara shumë përgjegjësive.
“Nëse disponon më pak se një milion dollarë, ti e di si do t’i shpenzosh ato para. Ndërsa kur ke një miliard dollarë, atëherë ato nuk janë më paratë e tua… Paratë që unë kam sot përbëjnë përgjegjësi për mua. Ato janë besimi i njerëzve tek unë”, kishte thënë ai.
Ma, si 54-vjeçar, sipas Forbes, vlerësohet se ka pasuri prej 35 miliardë dollarësh dhe gjendet në pozitën e 21 të miliarderëve botërorë.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












