Lajme
Thaçi: Serbia me ndihmën ruse, synon ndarjen e Kosovës
Serbia, sipas Thaçit, është duke llogaritur në ndihmën e Rusisë dhe kjo është arsyeja pse pikërisht një tren i dhuruar nga Rusia niset nga Beogradi për në Kosovë
Provokimet e Serbisë ndaj Kosovës janë pjesë e skenarit të vjetër të Serbisë për ndarjen e një pjese të Kosovës (veriut). kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili beson se në këtë frymë Serbia po mëton në mbështetjen e Federatës Ruse për ta jetësuar projektin e Serbisë së Madhe.
Këtë ide Thaçi e lidhë edhe me trenin rus, i cili u nis nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës, por u ndal në kufij.
“Treni ilegal propagandues është një pretekst i Serbisë për të destabilizuar situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Ky veprim nuk paraqet një risi për sjelljen e Serbisë në relacion me Kosovën sepse Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të saj. Sigurisht që nga ky provokim i radhës i Serbisë dhe provokime të tjera që do të mund të ndodhin në të ardhmen janë pjesë e një skenari të vjetër të Serbisë për ndarjen e një pjese të territorit të Kosovës, për të arritur këtë qëllim”, konsideron Thaçi për REL.
Serbia, sipas Thaçit, është duke llogaritur në ndihmën e Rusisë dhe kjo është arsyeja pse pikërisht një tren i dhuruar nga Rusia niset nga Beogradi për në Kosovë.
“Pra, asgjë nuk është ndonjë skenar i rastësishëm. Është gjithçka e planifikuar dhe e menduar nga Beogradi. Kërcënimi me thirrje për luftë nga ana e Serbisë, me arsyetimin se Serbia është e gatshme t’i mbrojë serbët e Kosovës, që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, është dëshmia më e mirë e ekzistimit të këtij skenari lufte në Serbi që si qëllim e ka aneksimin fillimisht dhe më pas ndarjen e një pjese të territorit të Kosovës. Serbët e Kosovës gëzojnë të drejtat më të avancuara të bazuara në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha presidenti kosovar.
Në pyetjen se a duhet qytetarët e Kosovës të ndjehen të rrezikuar nga kjo që e flet dhe e bën Serbia, ai tha kërcënimi i vetëm për sigurinë e serbëve të Kosovës është vetëm përdorimi i tyre nga ana e Serbisë për realizimin e skenarit për destabilizimin apo ndarjen e Kosovës.
”Serbët e Kosovës i kanë të garantuara liritë dhe sigurinë e tyre në mënyrë të barabartë sikur të gjithë popujt e tjerë. Asnjë kërcënim nuk iu ka ndodhur në të kaluarën dhe asnjë kërcënim nuk do të ndodhë në të ardhmen qytetarëve të komunitetit serbë në Kosovë nga ana e shumicës shqiptare”, tha ai.
Serbët e Kosovës, siç tha presidenti, janë vetëm të rrezikuar nga manipulimi i politikës së Beogradit për qëllimet e tyre ekspansioniste, ”fillimisht të aneksimit të kësaj pjese të territorit të Kosovës dhe pastaj bashkëngjitjes së kësaj pjese të territorit të Kosovës – Serbisë”.
”Pra, Serbia është e gatshme të sakrifikojë dhe të viktimizojë qytetarët e komunitetit serbë që jetojnë në Kosovë për qëllimet e tyre politike dhe ushtarake, siç i ka manipuluar dhe viktimizuar e sakrifikuar qytetarët serbë edhe në Kroaci dhe në Bosnje”, deklaroi mes tjerash presidenti Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













