Kosova
Thaçi jep intervistën e fundit para gjykimit në Hagë: Me krijimin e Speciales zgjodhëm të keqen më të vogël për Kosovën
Nga Haga, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Top Story”, pak para zhvillimeve të radhës në procesin gjyqësor ndaj tij. Në fokus të deklaratave të tij ishin lufta në Kosovë, akuzat e lidhura me raportin e Dick Marty-t dhe themelimi i Gjykatës Speciale.
Thaçi ka kundërshtuar akuzat për trafikim organesh të ngritura pas raportit të Dick Marty-t, duke pretenduar se hetimet e zhvilluara ndër vite nuk kanë sjellë rezultatet që ishin pretenduar në fillim.
Sipas tij, këto akuza janë përdorur si bazë për krijimin e Gjykatës Speciale, ndërsa UÇK-në e cilësoi si një nga palët më të hetuara dhe më të gjykuara të konfliktit në ish-Jugosllavi.
“Hetimet rreth akuzave të Dick Marty-t për gjoja trafikim organesh nuk çuan asgjëkundi”, deklaroi Thaçi, duke shtuar se për vite me radhë janë rikthyer të njëjtat pretendime.
Duke folur për luftën e vitit 1998-1999, ish-presidenti tha se përplasja ishte pasojë e represionit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai përmendi veçanërisht ngjarjet në Drenicë gjatë shkurtit dhe marsit të vitit 1998.
“Serbia e nisi luftën. Kosova u mbrojt nga shfarosja”, u shpreh Thaçi.
Ai foli gjithashtu për kthimin e tij nga Perëndimi në Kosovë gjatë periudhës së luftës, duke thënë se vendimi ishte marrë për t’iu bashkuar rezistencës shqiptare.
Thaçi deklaroi se aktiviteti i tij gjatë asaj periudhe ka qenë transparent dhe se ai ka bashkëpunuar me mekanizmat ndërkombëtarë.
Intervista vjen në një moment të rëndësishëm për procesin gjyqësor në Hagë, ndërsa Thaçi dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së përballen me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Specializuar.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












