Kosova
Tensionet Kosovë-Serbi, Rama: Të garantohet kufiri mes dy vendeve
Këtë të mërkurë në Shkup të Maqedonisë së Veriut u zhvillua takimi i liderëve të 5 vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, përcjell albinfo.ch.
Në konferencën për shtyp, Rama tha se ngjarja e Banjskës është paralajmërim dhe jo ngjarje sporadike. Sipas tij është e domosdoshme rritja e numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe po ashtu e domosdoshme është garantimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dëshiroj të theksoj se jam i keqardhur për faktin që pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të shtuar në mënyrë të ndjeshme jo vetëm vëmendjen, por edhe trupat, të cilat duhet të garantojnë stabilitet dhe paprekshmëri absolute të Kosovës, ka ndodhur një ngjarje tragjike, e cila duhet konsideruar një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike dhe e cila duhet me çdo kusht të mos përsëritet.
Theksova dhe sot në takim domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë që faktikisht është jashtë kontrollit dhe i cili është në shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikut të armëve, të trafikut të drogës, të aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen siç e dimë të gjithë edhe me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda, siç ishte devijimi në Banjskë ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës i Policisë së Kosovës dhe doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të një konflikti që siç e tha Sekretari i Përgjithshëm ka vetëm një vend për t’u trajtuar, në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Puna në ajër të jep ndjenjën e paqes “Nuk ka asgjë më mirë se të mund të punoj në ajër. Kur kam kohë dhe...
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?