Shqipëri
Televizioni francez për Shqipërinë: Një destinacion që duhet vizituar
“Pas një bllokimi të shkurtër për shkak të krizës shëndetësore, Shqipëria shpreson në rikthimin e tërë turistëve të saj, që ishin rreth 6,5 milionë para pandemisë”, thuhet në reportazhin nga France 3
Shqipëria është një destinacion larg turizmit në masë, por që tërheq dashamirësit e peizazheve dhe trashëgimisë së pacënuar, sipas një reportazhi të prezantuar nga France 3.
Shqipëria është një nga shtetet më të vogla në Evropë. Me vendet e saj ende të pashkelura, ajo ofron mundësi të shumta për amatorët e aventurave në natyrë dhe udhëtarët kuriozë për zbulime. Në brigjet e lumit Osum, ndodhet Berati, i ashtuquajtur qyteti i një mbi një dritareve, aluzion për grumbullin e shtëpive me gurë të bardhë të vendosura njëra mbi tjetrën.
E listuar si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, qendra e tij historike mund të eksplorohet më këmbë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Nëpërmjet rrugëve me kalldrëm, të stilit bizantin dhe osman, mund të zbulosh hap pas hapi tërë qytetin.
Shumë i çmuar nga shqiptarët dhe turistët, rajoni i Përmetit njihet për burimet e tij me ujë të ngrohtë.
Pushime për t’u çlodhur për disa, paksa më sportive për disa të tjerë. Në programin e tyre, kanioni i Langaricës, që ngrihet në 30-50 metra lartësi dhe ofron pamje të mrekullueshme.
Për të përfituar nga peizazhet, disa turistë zgjedhin të akomodohen në natyrë. Pas një bllokimi të shkurtër për shkak të krizës shëndetësore, Shqipëria shpreson në rikthimin e tërë turistëve të saj, që ishin rreth 6,5 milionë para pandemisë.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













