Kosova
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania
Edhe një kalimtar i rastit që po ecte në qendër të Podujevës mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën para pak orësh në sheshin e qytetit të Podujevës, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve, të plagosur kanë mbetur dy vëllezër mërgimtarë me inicialet F.Z. dhe F.Z., të dy me shtetësi gjermane. Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe A.Xh., i cili, sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se ka lidhje familjare (dajë-nipa) me dy personat e tjerë të plagosur.
Nga të shtënat është plagosur edhe A.I., një i ri shtetas i Kosovës, i cili raportohet se ishte kalimtar i rastit në momentin e incidentit.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Në vendngjarje janë sekuestruar dhjetëra prova materiale, të cilat pritet të ndihmojnë në hetim.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur motivin e incidentit, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











