Lajme
Të shtëna në Aarau: Hetohet si i dyshuari mundi t’i blinte ligjërisht armët
Policia e Aarau-t kishte deklaruar më herët se i dyshuari ishte “psikologjikisht i paqëndrueshëm”, pa dhënë hollësi të tjera rreth gjendjes së tij
Autoritetet zvicerane po hetojnë se si personi që dyshohet se hapi zjarr ndaj pjesëmarrësve në një festë në Aarau, duke vrarë një person dhe plagosur pesë të tjerë, kishte mundur t’i siguronte ligjërisht armët, pavarësisht historikut të problemeve të rënda të shëndetit mendor.
Detaje të reja janë bërë të ditura për personin që më 30 gusht hapi zjarr në mënyrë të rastësishme ndaj pjesëmarrësve në një festë në Aarau, transmeton albinfo.ch.
Policia e Aarau-t kishte deklaruar më herët se i dyshuari ishte “psikologjikisht i paqëndrueshëm”, pa dhënë hollësi të tjera rreth gjendjes së tij.
Tani, babai i tij ka deklaruar për një gazetë lokale në kantonin Jura, ku jeton familja, se djali i tij ishte diagnostikuar me skizofreni dhe kishte kaluar një periudhë edhe në një institucion psikiatrik.
Sipas babait, ai merrte gjithashtu përfitime nga sigurimi i invaliditetit për shkak të gjendjes së tij.
Ai tha se djali i tij kishte ndërprerë trajtimin që i ishte përshkruar dhe se gjendja e tij ishte përkeqësuar gradualisht.
Ngjarja e 30 gushtit përfundoi me një person të vrarë dhe pesë të plagosur, pasi i dyshuari qëlloi me disa armë ndaj pjesëmarrësve në festë.
Një nga çështjet kryesore që po shqyrtohet tani është se si personi kishte arritur të blinte dhe posedonte ligjërisht armët, pavarësisht historikut të raportuar të problemeve të shëndetit mendor.
Autoritetet po hetojnë nëse dhe si informacionet lidhur me gjendjen e tij duhej të kishin ndikuar në procedurën për blerjen dhe posedimin e armëve.
Rasti ka ngritur kështu pikëpyetje rreth kontrolleve që zbatohen për personat që kërkojnë të blejnë armë në Zvicër dhe mënyrës se si vlerësohen faktorët që mund të paraqesin rrezik për sigurinë publike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












