Lajme
Gratë finlandeze regjistrohen për të mësuar aftësitë e mbrojtjes
Vetëm disa ditë pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, sipërmarrësja finlandeze, Sissi Moberg, e gjeti veten duke kërkuar në internet për kurse që mund t’i mësonin aftësitë e saj për të ndihmuar në mbrojtjen e Finlandës, në rast të një sulmi ushtarak, transmeton albinfo.ch.
“U ndjeva shumë e trishtuar për ukrainasit. Dhe më pas fillova të shqetësohesha për Finlandën dhe të mendoja se çfarë mund të bëja për këtë”, tha 46-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, për Reuters.
Brenda disa javësh, Moberg ishte në një kurs të destinuar për rezervistët dhe duke mësuar se si të përdorte një armë dhe të lëvizte në një fushë beteje.
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar alarm të madh në Finlandë, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (810 milje) me Rusinë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore zhvilloi dy luftëra kundër Bashkimit Sovjetik që i kushtoi një të dhjetën e territorit të tij. Rreth 100,000 finlandezë u vranë, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Zvicër u mblodhën mbi 37 mijë euro në edicionin e 6-të të ngjarjes filantropike Save a Life! Çmimi “Champion for Mother and Children” iu dhurua z. Sevdail Tahiri, si mbështetës i madh i...
-
Zvicër: Kjo anije është rezervuar për shqiptarët
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“
-
Shaqiri lë pas dëmtimin, i gatshëm për Evropianin
-
“Alba Festival” mbahet në zemër të Cyrihut me “Line Up-in” më të mirë ndonjëherë
Jeta në Austri
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“ Vjenë: U bë degustimi i verërave nga Kosova...
-
Austri: Të paktën 300 kocka vigane janë gjetur në një bodrum shtëpie
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të ditës së sotme
-
Austria po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë