E-Diaspora
Të sëmurë, por iu refuzohet azili në Gjermani
Familja pesë anëtarëshe shqiptare, Lleshi, do të duhet të largohet nga Gjermani, derisa babë e bir janë të sëmurë nga veshkët
Qarqet ndihmëse kanë luftuar dhe shpresat deri të martën në mbrëmje, por kot. Familja pesë-antarëshe shqiptare Lleshi janë deportuar. Ky është një rast social, pasi babai dhe djali tre-vjeçar i familjes vuajnë nga një sëmundje e trashëguar e veshkave, shkruan albinfo.ch.
Hannelore Miller dhe Brigitte Bottger kujdesen për refugjatët. Ata ishin shumë të shqetësuar. “Ne kishim pritur deportimin, por jo për një periudhë kaq të shpejt. Si vetëtima”, thonë ata për familjen shqiptare.
Ata organizuan vizita mjekësore për babë e bir, duke marrë edhe certifikatat mjekësore dhe kanë angazhuar një avokat kundër vendimit që të mos marrin azil. Më pastaj erdhi vendimi përfundimtar. Familja shqiptare kishte ardhur në Gjermani në vitin 2014, kur Shqipëria nuk ishte një vend shumë i sigurt. “Zhgënjimi ynë është i madh”, thotë Brigitte Boettger.
Një zyrtar i Policisë Federale i tha familjes Lleshi se duhet të largoheshin menjëherë. “Familja ishte shumë e trishtuar dhe e mërzitur. Fëmijët qanin”, tregon Boettger.
Gjermania dhe ky rajon nuk po iu jep azil atyre që kërkojnë dhe tashmë është kjo një politikë gjermane. Pa marra parasysh kërkesat e azilkërkuesve, ato po refuzohen. Disa largohen pa u njoftuar. Disa largohen në mënyrë vullnetare e disa me urdhër të prerë. Kjo familje shqiptare nuk e kishte fatin të përfitonte atë që e kërkonte edhe pse dy nga pesë familjarët ishin të sëmurë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











