Lajme
Të rrish 60 ditë shtrirë në shtrat dhe të fitosh 18,000 euro
Mund të aplikojnë personat midis moshës 24 dhe 55 vjeç, midis 1.53 dhe 1.90 metra të gjatë, jo duhanpirës dhe folës të mirë të gjermanishtes
Qendra Gjermane e Hapësirës Ajrore DLR në Këln po kërkon vullnetarë për të simuluar një udhëtim në Hënë dhe Mars. Vullnetarët duhet të rrinë shtrirë në shtrat për 60 ditë. Për këtë do të fitojnë 18000 euro (17.700 franga). Por nuk është edhe aq e lehtë të fitosh para duke fjetur, transmeton albinfo.ch. Ekziston rreziku i konfuzionit, humbjes së muskujve dhe marramendjes.
Siç njoftoi DLR, subjektet e testimit do të veprojnë si “astronautë tokësorë” dhe do të simulojnë një udhëtim të gjatë pa peshë drejt trupave të tjerë qiellorë si Hëna dhe Marsi. Studiuesit duan të hetojnë në mënyrë specifike se cilat metoda mund të përdoren për të shmangur pasojat e mungesës së peshës, të cilave u frikësohen astronautët, të tilla si marramendja dhe problemet e koordinimit.
Për pjesëmarrjen e tyre në studim, i cili fillon në shtator 2024, pjesëmarrësit do të përfitojnë një kompensim shpenzimi prej 18,000 eurosh, shkruan mdr.de. Por kujdes: këto nuk janë, para “të fituara në gjumë”. Siç njofton drejtuesi i studimit Edwin Mulder, shtretërit e atyre që do të marrin pjesë në këtë aventurë janë të ulur për gjashtë gradë. Pra, koka është në nivel më të ulët se këmbët, që do të thotë se lëngjet në trup zhvendosen pothuajse sikur tek astronautët në hapësirë. Kjo rrit presionin në kokë dhe ndjenja e ekuilibrit bëhet konfuze. Përveç kësaj, muskujt dhe kockat dëmtohen gjatë dy muajve të qëndrimit shtrirë. Sistemi kardiovaskular gjithashtu ndryshon.
Sipas Mulder, ndryshime të tilla mund të bëhen një problem i madh për astronautët pas uljes në Mars ose në Hënë, përcjell albinfo.ch. Prandaj, studiuesit e DLR-së së bashku me agjencinë hapësinore të SHBA-së NASA, duan të hulumtojnë kundërmasa të mundshme. Për shembull, këmbët e pjesëmarrësve shtrëngohen pas një dërrase me rripa për t’i dhënë trupit ndjesinë e qëndrimit në këmbë. Efekti i stërvitjes së forcës dhe qëndrueshmërisë si dhe stimulimi i muskujve me impulse elektrike (EMS) duhet gjithashtu të shqyrtohen më në detaje.
Personat midis moshës 24 dhe 55 vjeç mund të aplikojnë për studimin e pushimit në shtrat DLR “Astronautët tokësorë” në dlr-probandensuche.de. Aplikantët duhet të jenë midis 1.53 dhe 1.90 metra të gjatë dhe të kenë një BMI prej 18 deri në 30. Duhet të jesh i shëndetshëm, jo duhanpirës dhe të flasësh mirë gjermanisht.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












