Portrete të firmave
Të marrim me qira apo të blejmë një shtëpi?: Cila më e mirë në Zvicër?
Në këtë intervistë me z.Petrit Vllasi, ekspert i hipotekave, nënvizojmë disa nga ndryshimet kryesore midis marrjes me qira dhe blerjes, kushtet për marrjen e hipotekave etj.
Blerja e një shtëpie është një pjesë e madhe e ëndrrave të shumë njerëzve. Megjithatë, zgjedhja për të blerë ose marrë me qira është një vendim i rëndësishëm që ndikon në shëndetin tuaj financiar, stilin e jetës dhe qëllimet tuaja personale. Cilindo opsion që zgjidhni, varet tërësisht nga mënyra e jetesës dhe gjendja juaj financiare. Të dyja kërkojnë të ardhura të rregullta, kështu që të mund të përballoni pagesat dhe kostot përkatëse.
Por ka disa dallime që e bëjnë marrjen me qira dhe posedimin e pronës të ndryshme në thelb. Në këtë intervistë me z.Petrit Vllasi, ekspert i hipotekave, nënvizojmë disa nga ndryshimet kryesore midis marrjes me qira dhe blerjes, kushtet për marrjen e hipotekave si dhe statistikat se sa për qind e zviceranëve dhe popullsisë në Bashkimin Evropian zotërojnë prona.

Albinfo.ch: Në aspektin financiar a konsideroni se është më mirë të blesh një apartament/shtëpi në Zvicër apo ta marrësh me qira?
Petrit Vllasi: Në shumicën e rasteve, nëse marrim parasysh vetëm kostot e pakthyeshme (kostot e interesit dhe mirëmbajtjes) në të njëjtën pronë, qiraja kushton dy deri në tre herë më shumë se blerja.
Gjithashtu, në çdo rritje të vlerës së pronës merr pjesë edhe pronari i pronës. Për qiramarrësin, megjithatë, kjo nuk luan asnjë rol. Pra, duke marrë parasysh aspektin thjesht financiar, është më e përshtatshme të zotërosh pronën sesa të jesh qiramarrës.
Albinfo.ch: Cilat janë përparësitë e blerjes së një shtëpie/apartamenti?
Petrit Vllasi: Pronësia e shtëpisë nuk ofron vetëm avantazhe financiare: ju zotëroni diçka tuajën dhe mund të bëni çfarë të doni me të (brenda kufijve të ligjit): lyeni muret, ribëjeni kopshtin, blini një kuzhinë të re dhe shumë më tepër. Një shtëpi me kopsht ofron shumë përparësi ndaj një apartamenti me qira, veçanërisht për familjet me fëmijë të vegjël. Të jesh pronar ofron edhe mundësi financiare duke marrë pjesë drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së pronës, për shembull, nëse dëshironi ta shisni atë në të ardhmen.

Albinfo.ch: Çka është e nevojshme për marrjen e një hipoteke?
Petrit Vllasi: Dy kushtet kryesore që duhen respektuar për marrjen e një hipoteke janë minimumi 20% e kapitalit (Eigenmittel) dhe qëndrueshmëria (Tragbarkeit).
Albinfo.ch: A keni statistika se sa për qind e popullsisë në Zvicër zotëron apartamente/shtëpi?
Petrit Vllasi: Në Zvicër vetëm 36% e popullsisë zotëron pronën në të cilën jeton. Pjesa e mbetur prej 64% jetojnë me qira. Në Bashkimin Evropian, nga ana tjetër, numri mesatar i pronarëve arrin në 70%.
Albinfo.ch: Sa arrin vlera e hipotekave të marra brenda vitit në Zvicër?
Petrit Vllasi: Mesatarisht, hipotekat e reja në Zvicër janë rritur me 3.9% në vit që nga viti 2003. (Totali i hipotekave në Zvicër u rrit nga 613 miliardë CHF në 1’102 miliardë CHF midis 2003 dhe 2019. Kjo ishte një rritje totale prej 79% në 16 vjet. Deri më sot kemi mbi CHF 1 trilion hipoteka të dhëna në Zvicër (CHF 1’200 miliardë) ndërsa në Gjermani rreth 1’200 miliardë euro. Shifra është pothuajse identike, por duhet të kemi parasysh se Gjermania ka 10 herë më shumë banorë se Zvicra.
Zviceranët blejnë shtëpi/banesa shumë më pak se evropianët tjerë
Në Zvicër vetëm 36% e popullsisë zotëron pronën në të cilën jeton. Pjesa e mbetur prej 64% jetojnë me qira. Në Bashkimin Evropian, nga ana tjetër, numri mesatar i pronarëve arrin në 70%.
Agnesa Qorri
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë Në këtë kuadër, është lansuar edhe një peticion publik në Change.org për të mobilizuar mbështetje qytetare... -
Tirana bëhet kryeqendra e diasporës shqiptare, nis Samiti i 4-t me pjesëmarrje të gjerë -
Video
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar para Samitit: Asnjëherë nuk i harroj rrënjët e mia -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri











