Integrimi
Të huajt, paragjykimet dhe të vërtetat
Sonntagsblick ka botuar disa artikuj që u kushtohen të huajve, me mbititullin "Të huajt kundër të huajve (kriminelë)"
Gazeta Sonntagsblick (botimi i të dielës i Blick-ut) ka botuar sot një dosje me disa artikuj që u kushtohen të huajve, me mbititullin “Të huajt kundër të huajve (kriminelë)”.
Një shkrimi hyrës merret me aktualizimin e sërishëm që iu bë javën e fundit iu bë problemeve me të huajt. Ishin fillimisht raportimet rreth kosovarit problematik Ambroz M., rreth të cilit pati edhe anketa nëse duhej të dëbohej nga Zvicra ose jo, pastaj problemet me azilkërkuesit. Në përmbyllje erdhi raporti nga enti statistikës, sipas të cilit, Zvicrës gjatë vitit 2011 i janë shtuar edhe 51.000 të huaj.
Këto së bashku, sipas artikullit, kanë ngritur shqetësimet dhe frikërat e popullatës vendase në raport me të huajt. Madje edhe ministri federal Ammann (FDP), citohet nga gazeta, të ketë thënë se shqetësimi i zviceranëve për problemet me të huajt është i arsyeshëm.
Dr. Florim Cuculi
Në vazhdim gazeta ka marrë mendimet e gjashtë personave me prejardhje të huaj por tashmë të integruar me sukses në Zvicër, lidhur me kriminalitetin e të huajve. Në mesin e të gjashtëve, tre janë shqiptarë. Ata janë: punëtorja sindikale, aktivistja politike dhe sociale Valentina Smajli, afaristi Rexhep Berisha dhe mjeku kardiolog Florim Cuculi.
Të pyetur rreth imazhit të të huajve, ata janë përgjigjur me fokusim në problematikën e shqiptarëve. Kështu Florim Cuculi shprehet se “nuk ndjehet mirë kur njerëzit nga Ballkani bien në sy për të keq. Kjo hedhë dritë të keqe mbi ne. Për një arsye të tillë disa turpërohen të tregojnë prejardhjen e tyre. Kjo gjë është për të ardhur keq, sepse prejardhja ime është një pjesë e rëndësishme imja. Unë besoj se kjo Zvicër ka nevojë për migracionin”, thotë dr. Cuculi.
Më tutje ai vlerëson se leja e qëndrimit të të huajve duhet kushtëzuar me njohjen e gjuhës së vendit, por njëkohësisht “shteti ynë duhet të mbështesë financiarisht integrimin. Sepse integrimi është një rrugë dykahëshe”, ka përfunduar Cuculi.
Valentina Smajli në këtë shkrim citohet të ketë thënë se gjykon në përgjithësi dhunën, pavarësisht nëse ajo është ushtruar nga të huajt apo nga zviceranët. Në këtë kuptim, ajo e konsideron të paarsyeshëm kërcënim me dëbim nga Zvicra të të huajve që kanë kryer delikte të ndryshme. “Personat e dhunshëm, qofshin ata të huaj apo zviceranë, duhet të trajtohen njësoj.
Për këtë arsye dëbimet janë të gabueshme. Veç kësaj, shoqëria dhe mediet duhet të marrin përgjegjësi, në mënyrë që njerëzit të mos bëhen kriminelë. Çelës për integrimin është mësimi i gjuhës”, ka thënë ajo.
Smajli në prononcimin e saj flet edhe për diskriminimin e myslimanëve që sipas saj ka marrë kontura sidomos pas 11 shtatorit 2001.
Rexhep Berisha
Ndërsa afaristi Rexhep Berisha nga Bazeli, pronar i një restoranti dhe i një ndërmarrjeje importuese, pasi tregon rrugën e tij jetësore si i huaj në Zvicër, thekson se me punë të rëndë dhe korrektësi, mund të arrish diçka në këtë vend.
“Unë për gjithë këto vite në Zvicër nuk kam pasur probleme. Fakti se disa kosovarë po bien në sy me veprimet e tyre kriminele, dëmton imazhin tonë. Por për këtë arsye nuk bën të futen të gjithë kosovarët në një thes”, thotë Berisha.
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?