Lajme

Të huajt në Austri, në pritje për natyralizim

Ka shumë vullnet të emigrantëve të huaj për tu bërë edhe austriakë.

Një studim i ri nga Akademia e Shkencave tregon se 39 për qind e të gjithë joaustriakët në vend dëshirojnë të aplikojnë për shtetësinë austriake, raportoi transmetuesi publik ORF, përcjell albinfo.ch.

Rreth 31 për qind e joaustriakëve janë ende të pavendosur nëse do të aplikojnë ose jo për shtetësi.

“Ka shumë vullnet të emigrantëve të huaj për t’u bërë edhe austriakë. Dhe ka nevojë që ata të votojnë. Nëse mendojmë për Vjenën – 30 për qind e vjenezëve të vendosur nuk janë qytetarë. Kjo do të thotë se interesat e këtyre njerëzve merren parasysh shumë pak në politikë”, tha drejtori i studimit Max Haller.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI