Lajme
Të huajt mund të detyrohen të paguajnë 4000 franga taksë për qëndrim në Zvicër
Deputeti i FDP-së, Andrea Caroni, paraqiti një propozim konkret: 4,000 franga në vit për çdo punonjës, 2,000 franga për çdo anëtar të rritur
Këshilli Federal i Zvicrës është duke marrë në konsideratë një taksë të veçantë të cilën duhet ta paguajnë të huajt për të fituar dhe vazhduar qëndrimin në Zvicër. Bëhet fjalë për emigrantët nga vendet jashtë BE-së dhe EFTA-s, transmeton albinfo.ch.
Këshilli Federal ka rekomanduar miratimin e një mocioni nga Partia e Qendrës, i cili kërkon hartimin e një modeli të tillë dhe ka paralajmëruar përgatitjen e propozimeve ligjore përkatëse.
Ideja është që personat që imigrojnë në Zvicër nga vendet e treta të kontribuojnë financiarisht për një periudhë të caktuar, në formën e një lloj “takse hyrëse”, ndërsa të ardhurat më pas do të mund të rishpërndaheshin te popullsia, shkruan nzz.ch. Propozimi parashikon që taksa të vendoset drejtpërdrejt mbi emigrantët.
Kompanitë duhet të paguajnë
Taksa nuk ka për qëllim t’u kalohet drejtpërdrejt emigrantëve. Punëdhënësit do të jenë përgjegjës për pagesën e saj.
Deputeti i FDP-së, Andrea Caroni, paraqiti një propozim konkret në Komitetin e Institucioneve Politike të senatit: 4,000 franga në vit për çdo punonjës, plus 2,000 franga për çdo anëtar të rritur të familjes që e shoqëron.
Fëmijët e mitur do të përjashtohen nga taksa. Një bonus shtesë është planifikuar gjithashtu për anëtarët e rritur të familjes.
Mbështetësit e masës argumentojnë se personat që përfitojnë drejtpërdrejt nga emigrimi në Zvicër duhet të kontribuojnë edhe në kostot që lidhen me të dhe në kapitalin publik të krijuar ndër vite. Situata është më e ndërlikuar për shtetasit e BE-së dhe EFTA-s, për shkak të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të personave. Për ta, një taksë e tillë do të mund të shqyrtohej vetëm në rrethana të caktuara, për shembull nëse aktivizohet klauzola mbrojtëse e paraparë në marrëveshjet e reja Zvicër–BE.
Sekretariati Shtetëror për Migracionin ka bërë të ditur se po shqyrtohen vetëm modele që janë në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare, duke pranuar se ekzistojnë edhe sfida juridike dhe praktike. Pra, taksa ende nuk është në fuqi. Çështja duhet të kalojë nëpër procedurat parlamentare dhe të përcaktohen më pas shuma, kohëzgjatja dhe kategoritë konkrete që do të preken.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











