Shkurt.ch
Të huajt me vizën F lirohen nga pagesa e tatimit special
Me ligjin që ka qenë në fuqi, ata është dashur që nga paga e tyre, të paguanin 10 për qind në emër të tatimit special, si refugjatë me status të panjohur, deri në momentin kur shuma e taksuar arrinte në 15 mijë franga
Të huajt me qëndrim të përkohshëm (Viza F) do të duhej të kenë mundësi të gjejnë vend pune në mënyrë më të thjeshtë dhe më të lehtë se deri tash. Për ta bërë të mundur një gjë të tillë, Këshilli Federal ka bërë një përshtatje të Ligjit për Të Huajt. Kjo është bërë e ditur sot përmes një komunikate për shtyp të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM), shkruan albinfo.ch.
Kështu, me përshtatjen më të re, të huajt me statusin F, nuk do të detyrohen më të paguajnë tatimin e veçantë që e kanë paguar deri tash. Siç dihet, personat nga kjo kategori, me ligjin që ka qenë në fuqi, është dashur që nga paga e tyre, në rastet kur kanë qenë të punësuar, të paguanin 10 për qind në emër të tatimit special, si refugjatë me status të panjohur.
Ndalesa në fjalë bëhej për të siguruar një pjesëmarrje të tyre në shumën e shpenzimeve të cilat shteti i ka bërë për ta, shkruan albinfo.ch
Kjo pagesë është dashur të bëhej deri në momentin kur në fondin përkatës grumbulloheshin 15 mijë franga.
Me heqjen e këtij detyrimi, reduktohet ndjeshëm ngarkesa adminsitrative për punëdhënësit, njofton Sekretariati Shtetëror për Migracion sot. Veç kësaj, për të huajt me status të pranimit të përkohshëm ose me Vizë F, gjetja e një vendi pune bëhet më tërheqëse dhe më e levërdishme se deri më tash. Ata pra, do të fitojnë në mënyrë automatike 10 për qind më shumë.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











