Integrimi
„Të gjithë po ikin, bile edhe mafia“
Italia e Jugut është më keq se Greqia, ajo po vdes, shkruan autori, Roberto Saviano në një letër dërguar kryeministrit italian, Matteo Renzi. Shefi i qeverisë italiane reagon i zemëruar.
Në fillim ishte një studim mbi gjendjen mizerable ekonomike në Italinë e Jugut, pastaj një artikull akuzues gazearesk i autorit të „Gomorrha“, Roberto Saviano , i pasuar nga një reagim i kryeministrit Renzi si përpjekje për ta zbutur situatën. Pastaj, pati edhe polemika të tjera. Dhe, së fundi, erdhi premtimi për investime 80-miliardëshe nga Roma.
Mezzogiorno po e vë sërish në lëvizje opinionin italian, që kur organizata private për zhvillim Svimez ( Assozciazionne per lo Sviluppo dell’industria nel Mezzogiorno) publikoi shifra dhe fakte alarmuese mbi Italinë e Jugut. Ekonomia po trkurret qe shatë vite, nga viti 2000 deri në vitin 2013 Greqia bile ka shënuar brutoprodhim shoqëror më të lartë, të dhënat për konsum dhe për investime janë në rënie , gjendje e punësimit s’ka qenë kurrë më e keqe që nga vitit 1977, çdo i treti person kërcënohet nga varfëria, shkalla e lindjeve ka nbërrijtur pikën kritike, perspektivat jetësore janë përgjithësisht të këqia.Raporti i Svimez-it tërheq vërejtjen për një „prapambeturi permanente“ të regjioneve të Italisë së Jugut. Dhe e tëra kjo është e lidhur me „pasojat e paparashikuara të një cunami demografik“.
„Të kesh një fëmijë është bërë luks“
Raporti-Svimez e shtyri edhe aktivistin e njohur antimafia, Saviano, t’i shkruajë një letër të hapur kryemistrit italian, Renzi.
„Italia e Jugut po vdes. Të gjithë po ikin, bile edhe mafia“, thuhet në artikullin e botuar në gazetën „La Republica“. „Të kesh një fëmijë është bërë luks. Të kesh dy fëmijë është diç e merkeullueshme.“. Dhe më tej: „Kush rritet këtu, jeton me mendimin e ikjes“.
Në letrën e atij akuzuese, Saviano, kërkon veprim nga shefi i qeverisë: „ Idashuri kryemisnitër, Ju keni obligim të intervenoni. Por së pari duhet të pranoni se qeveria deri tash nuk ka bërë asgjë“.Renzi duhet ta falënderojë secilin që mbetet në Italinë e Jugut. Renzi ka për detyrë që ndërmarrësit e aftë dhe të vullnetshëm t’i mbrojë nga burokracia dhe nga korrupcioni, shkruan Savano. Autori, që u bë i famshëm me bestsellerin e tij antimafia, „Gomorrha“, është vetë me prejardhje nga Mezzogiorno. Saviano u rrit në Neapel.
Renzi: T‘ përvjelim mëngët n¨evend se të ankohemi
Në reagimin e parë Renzi relativizoi akuzat e ashpra të Saviano-s duke përpjekur të ngjallë optimizëm. „Secili mund të konstatojë se Italisë sot i shkon më mirë sesa para një viti. Dhe ne e dimë se një vit më vonë do të na shkojë edhe më mirë.“ Por Renzi pranoi se Jugu është prapa Veriut . Është e qartë se edhe qeveria duhet të bëjë më shumë, tha Renzi. Të gjthë duhet të bëjnë më shumë. Të dhënat ekonomike tregojnë se Italia po ngritet. „Të pushojmë me ankesa. T‘i përvjelim mëngët“.
Në ndërkohë u lajmërua edhe Frederica Guidi. Ministrja për zhvillim ekonomik në një intervistë për „Republicca“ foli për një lloj Plani Marshall për Mezzogiorno-n. Sipas saj qeveria po punon në një plan për zhvillimin e industrisë italiano jugore dhe të infrastrukturës. Sipas këtrij plani në Mezzogiorno brenda 15 viteve të ardhshme do të investohen 80 miliardë euro.
Tages Anzeiger;
Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














