Sporte Luftarake
Tayson Fury kthehet në ring
Bokseri Tayson Fury, do të kthehet në ring vitin e ardhshëm.
Tyson Fury do të kthehet në ring 18 gushtin e ardhshëm dhe do të ndeshet në Belfast. Promotori Frank Warren ka bërë të ditur ditën e enjte se ish-kampioni i peshave të rënda do të përballet me Francesco Pianeta në ndeshjen e tij të dytë që nga kthimi në ring.
Ndeshja e Fury-t do të jetë pjesë e përballjes kryesore që do të zhvillohet në “Windsor Park”, në Irlandën e Veriut, mes Carl Frampton, mbajtësi i titullit Inter WBO, dhe Luke Jackson, shkruan Telesport, përcjell Albinfo.ch.
33-vjeçari Pianeta nuk konsiderohet më një boksier i peshave të rënda, por është një përmirësim në krahasim me rivalin e fundit të Tyson Fury. Zvicerani me origjinë nga Gostivari, Sefer Seferi, kishte një rekord më të mirë ndeshjesh para se të ndeshej me Fury muajin e kaluar, por ai ishte ndeshur me rivalë të nivelit të ulët.
Pianeta, nga ana tjetër, është një ish-kampion i peshave të rënda i Europës dhe është ndeshur dy herë për titullin e kampionit të botës në këtë kategori, duke i humbur të dyja me “KO”.
“Tyson ka qenë jashtë boksit për një kohë të gjatë”, ka thënë Warren në një komunikatë për shtyp. “Pianeta është një kundërshtar i mirë për ndeshjen e dytë të Tyson nga momenti i kthimit të tij. Ka pushuar pak pas ndeshjes me Seferin, por është kthyer në stërvitje, gati për sfidën e Belfastit. Ka nevojë për t’u ndeshur para se të shkojë në nivelin tjetër dhe kjo ndeshje do ta ndihmojë për këtë. Do t’i duhet të punojë për të marrë fitoren”.
Anglezi Fury (26-0, 19 me “KO”) është kthyer në ring kundër Seferit pas një shkëputje prej dy vitesh e gjysmë. Fury, para Seferit, nuk kishte zhvilluar asnjë ndeshje që nga fitorja e marrë kundër ukrainasit Wladimir Klitschko (64-5, 53 me “KO”) në nëntor të 2015-ës, duke u shpallur kampion linear i peshave të rënda në IBF, IBO, WBA dhe WBO.
Fury ka patur probleme me alkoolin dhe depresionin pas fitores së bujshme kundër Klitschko. Ndeshja e tyre e dytë është anuluar dy herë për shkak të problemeve të Fury, i cili ka qenë i detyruar të dorëzojë titujt më pas.
Për sa i takon italo-gjermanit Pianeta (35-4-1, 21 me “KO”) ai ka humbur me “KO” dy ndeshjet e zhvilluara për titullin e peshave të rënda. Mëngjarashi ka humbur edhe ndeshjen e tij të fundit me vendim unanim, të zhvilluar kundër kroatit Peter Milas (12-0, 9 me “KO”). Sfidë kjo që u zhvilluar 16 qershorin e kaluar ne Mynih, Gjermani.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













