Skip to content

Si funksiononte skema e mashtrimit telefonik që u mori qytetarëve miliona franga në Zvicër?

Mashtruesit telefonikë në Zvicër kanë përvetësuar miliona franga duke u shtirur si policë ose punonjës bankash dhe duke ushtruar presion psikologjik mbi viktimat.

Skema funksiononte përmes telefonatave, gjatë të cilave mashtruesit paraqiteshin si zyrtarë dhe krijonin bindjen se qytetarët ndodheshin përballë një situate urgjente. Përmes frikësimit dhe manipulimit, ata synonin t’i shtynin viktimat të dorëzonin para ose të zbulonin informacione të ndjeshme financiare.

Në kantonin Vaud, dëmet nga këto mashtrime kanë kaluar shtatë milionë franga. Policia kantonale ka arrestuar katër shtetas francezë në kuadër të një operacioni të gjerë. Ndërkohë, në kantonin St. Gallen, dëmet e regjistruara gjatë vitit 2026 kanë tejkaluar tashmë ato të vitit paraprak.

Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj telefonatave të dyshimta, të mos dorëzojnë para dhe të mos zbulojnë të dhëna bankare pa verifikuar identitetin e telefonuesit.