Shkurt.ch
Tash edhe Sardenja dëshiron t`i bashkohet Zvicrës!?
Pas Baden Württemberg-ut, Bavarisë, Tirolit Jugor dhe Lombardisë, tash edhe Sardenja...
Janë shumë regjione të vendeve tjera, që kufizohen me Zvicrën, ku është identifikuar dëshira për t`iu bashkuar Zvicrës. Kështu, në një studim të OECD-së të publikuar javë më parë thuhet se, për nga struktura ekonomike dhe veçoritë tjera, landet gjermane Baden Württemberg dhe Bavaria kanë më shumë gjëra të përbashkëta me Zvicrën se me pjesën tjetër të Gjermanisë.
Këtë pohim e ka mbështetur edhe një sondazh i gazetës gjermane “Die Welt”, që nxjerr një shumicë ithtarësh të bashkimit me Zvicrën. Pavarësisht se një bashkim i tillë është larg realitetit, spekulimet lidhur me këtë temë në mediet zvicerane, në kufirin në mes të seriozitetit dhe shakasë, po behen mjaft të shpeshta. Ngjashëm me krahinat gjermane, ambicie për bashkim me Zvicrën ka treguar edhe regjioni autonom gjermanishtfolës i Italisë, Tiroli Jugor dhe regjioni italian verior Lombardia.
Ndërkaq pretendimi më kurioz “bashkues” vjen nga Sardenja e largët. Napoleone dhe Andrea Curose janë afaristë nga ishulli i njohur italian i Sardenjës. E veçanta e tyre nuk është në biznesin por në pretendimin që Sardenja të mos jetë më italiane por t`i bashkohet Zvicrës. Si kanton i 27-të i saj! Distancën e madhe gjeografike ata duket se nuk e shohin si pengesë. Ata janë duke “e shtyrë” përpara projektin e tre ambicioz “Canton Marittimo” dhe me këtë projekt kanë bërë goxha jehone në rrafshin ndërkombëtar.
Se ata e kanë shumë seriozisht flet edhe fakti se Napoleone ka ndarë 30 për qind nga norma e tij e punës për të punuar për projektin. Ndërsa edhe më afër “zbatimin praktik” të ëndrrës së tyre, sipas gazetës “Neue Luzerner Zeitung” e bën takimi që ata të d kanë planifikuar për javën tjetër me federatat e shoqatave ekonomike të regjionit. Me këtë synojnë ngritjen e raporteve ekonomike në mes të dy vendeve.
Faqja në facebook, e cila ka tashmë 13 mijë fansa dhe fanellat me mbishkrimin dhe stemën “Canton Marittimo” janë pjesë e fushatës serioze që po bënë ata dy.
Në rast se nga këto pretendime do të dilte diçka më shumë se një shaka verore, Zvicra, siç konstatojnë analistët, me një “fuzionim” të tillë do të bëhej një fuqi e respektueshme në rrafshin evropian. Ndërsa, veçanërisht me bashkimin e Sardenjës, ajo do të fitonte ehde dalje në det!
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











