Lajme

Talebanët marrin mediat nën kontroll, heqin femrat nga prezantimi i lajmeve

Kanalet kryesore televizive të Afganistanit janë ende duke transmetuar program, por me disa dallime. Aty nuk ka më prezantim lajmesh nga femrat

Mediat ndërkombëtare vënë theksin se të gjitha prezantueset e lajmeve janë zëvendësuar me burra.

Talebanët tashmë kanë kapur edhe shumicën e televizioneve, duke raportuar dhe komentuar ngjarjet në favor të tyre, njofton BBC, transmeton Albinfo.ch.

Tolo News, Ariana, Shamshad, 1TV dhe televizione të tjera lokale kanë ndërruar mënyrën e raportimit të lajmeve.

Nga ana e tyre, përfaqësues të talebanëve kanë thënë se po vazhdojnnë transmetimin e pandërprerë gjatë këtij tranzicioni.