Integrimi
Takohen biznesmenët e diasporës
Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës ka mbledhur bashkë në një takim në Istog të Kosovës bizneset e diasporës
Takimi vjetor, që mëton të jetë tradicional, po mbahet në kompleksin turistik “Trofta”, në Istog në praninë e më shumë se 100 biznesmenëve që kanë investuar kapitalin e tyre në Kosovë.
Në fillim të këtij takimi, kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, si nikoqir, i falënderoi të pranishmit.Ai tha se ndihet mirë që ky takim për herë të parë po mbahet në Istog, aq më tepër në kompleksin “Trofta”, si shembull i mirë i privatizimit në Kosovë, në të cilin ka investuar mërgimtari ynë, Ismajli Bytyqi, nga Belgjika.
Sipas tij, duhet një bashkëpunim më i mirë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror që të përkrahen dhe të promovohen bizneset nga diaspora, thuhet në një njoftim për media të MeD.
“Diaspora kosovare ka potencial të fuqishëm jo vetëm financiar, por edhe profesional në zhvillimin e Kosovës. Deri tani, remitencat e dërguara kryesisht janë shfrytëzuar për konsum, ndërsa qëllimi ynë mbetet që këto dërgesa të kanalizohen dhe të kontribuojnë direkt në zhvillimin e vendit. Mërgata jonë, siç e dha dje kontributin kryesor për çlirimin dhe lirinë e vendit, sot po e bart peshën kryesore në zhvillimin e tij”, tha në fjalën e tij, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.
Sipas tij, investimet e mërgatës kanë qenë të ndryshme. “Jam i vetëdijshëm që ka sfida të të bërit biznes në Kosovë, por sot Kuvendi është duke e miratuar një pako, e cila parasheh lehtësira të të bërit biznes, me theks të veçantë kjo do t’u jepte ndihmë të madhe investitorëve nga diaspora, të cilët, sipas statistikave, përafërsisht sjellin në Kosovë nga 400 – 700 milionë euro në vit, të cilat shfrytëzohen për konsum, por edhe për edukim, shëndetësi etj.”, theksoi ndër të tjera ministri Makolli.
Në përfundim të fjalës së tij, ministri Makolli u uroi punë të mbarë pjesëmarrësve të këtij takimi. Ai garantoi se MeD do të jetë avokat i nevojave të bizneseve dhe urë lidhëse mes bizneseve të diasporës dhe institucioneve të Kosovës.
Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe Eroll Belegu, nga Oda Ekonomike Amerikane. Ai tha se po bëhet punë e mirë në promovimin dhe përkrahjen e bizneseve nga diaspora. “Gjërat janë premtuese, sepse në tre vjetët e fundit bizneset në Kosovë janë rritur për 30 %, që nënkupton rritje pune, rritje kapitali, shtim të vendeve të punës etj.”, u shpreh Belegu.
Takimi po e vazhdon punën sipas agjendës. Parashihen diskutime të gjera mes shoqatave dhe asociacioneve të biznesit në Kosovë dhe bizneseve nga diaspora në krijimin e kontakteve, dhënien e ideve dhe bashkëpunimit mes bizneseve të diasporës që operojnë në vend dhe atyre në diasporë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













