Integrimi
Takim informativ mes komunës Will dhe shqiptarëve
Ardhmëria në Will të Zvicrës
Për të qenë komuniteti shqiptar më mirë i informuar rreth ligjeve dhe projekteve shtetërore, kantonale ose aty ku jeton, qyteti Will organizoi tubim informativ në bashkëpunim me Zyrën për Integrim të po të njëjtit qytet.
Më 26 të këtij muaji u mbajt tubimi informativ për shqiptarët e qytetit Will, të organizuar nga Komuna e qytetit Will dhe Zyra për Integrim e të njëjtit qytet. Edhe pse nuk ishte një numër i madh i shqiptarëve në këtë tubim informativ, prapëseprapë nuk munguan të interesuarit për t’u bërë pyetje zyrtarëve komunalë. Zyra për Integrim së bashku me organin komunal kishin përgatitur vende të caktuara për t’i informuar ata që kanë nevojë, ishin vendet speciale për t’ u informuar si për fëmijët dhe këshillime të tjera, pastaj për grupin e lojërave për fëmijë, çerdhja dhe kujdesi për fëmijë, shfrytëzimi i kohës së lirë, zgjedhjet profesionale, shkolla, shkolla shqipe, pensioni, kurse të gjuhës, informacione për nënshtetësi etj.
Në fillim të këtij tubimi fjalën e mori presidenti I qytetit Will të kantonin St.Gallen, zotëri Bruno Gewiler, ku i përshëndeti të pranishmit dhe tregoi një histori të shkurtër për ardhjen e shqiptarëve në këtë qytet, pastaj kërkoi që së bashku të veprojmë për të mirën e këtij qyteti. Pas kryetarit të Komunës, fjalën e mori përfaqësuesi për Integrim në këtë Komunë, zotëri Felix Baumgartner, I cili tregoi për rrjedhat e integrimit të shqiptarëve si dhe kërkoi bashkëpunim me shqiptarët për një gjendje më të mirë në këtë vend. Pas këtyre ishin të ftuar edhe dy fytyra të njohura, si kikbokseri i njohur shqiptar, zotëri Azem Maksutaj, i cili foli për karrierën e tij dhe jetën e tij në Zvicër, se si ka filluar të integrohet dhe ku ka arritur. Për të pranishmit në skenë doli edhe kanditati i emisionit Super Talent në Zvicër, Fatlum Musliu, ku me performancën e tij e bëri më interesant këtë manifestim. Komuna e qytetit ishte përkujdesur edhe për një atmosferë argëtimi për të pranishmit, ku kishte ftuar këngëtarin e njohur shqiptar, zotëri Afrim Aliun, për t’i argëtuar të pranishmit. Pas fjalimeve të zyrtarëve dhe të grupit shqiptar për integrim, atmosfera vazhdoi nën tingujt e muzikës shqiptare të interpretuar nga këngëtari Afrim Aliu. Por, nuk mungoi edhe interesimi i të pranishmëve për pyetjet e shumta rreth problemeve ose interesimit për jetën e tyre në Zvicër, ku grupi për integrim shqiptar ishte i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve. Për organizimin e këtij tubimi kontribut të veçantë dhanë grupi për integrim të shqiptarëve, i përbërë nga Zejdi Sulejmani, Adem Ademi, Mejreme Bajrami, Mamudije Xhemaili, Feride Hasani, në udhëheqjen e përfaqësuesit për Integrim, zotëri Felix Baumgartner. Aty ne vizituam edhe Byron për Integrim, ku ishte i gatshëm regjisori Valton Jakupi, njeherësh aktivist 10- vjeçar i kësaj zyre, t’u japë përgjigje të interesuarve për problemet dhe statutin e Integrimit në Zvicër.
Vlen të ceket se këso organizimesh duhet të mbajnë të gjitha qytetet për ta informuar sa më mirë dhe më qartë komunitetin shqiptar në Zvicër.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte