Shkurt.ch
Sytë e fëmijëve që shkëlqejnë nga gëzimi
"Sytë e fëmijëve që shkëlqejnë janë gjëja më e bukur në botë. Fëmijët janë shpresa e vendit, për çka edhe është kaq e rëndësishme shkolla në Kosovë"
Në kuadrin e një aksioni privat humanitar, këshilltarja komunale e komunës Schwaz, Tiroli i Austrisë, Viktoria Gruber ka dërguar ditë më parë në Kosovë një sasi lodrash për fëmijë, të cilat janë mbledhur në shkollën Hans-Sachs-Volkschule. Fëmijët me sy që u ndritnin nga gëzimi kanë pritur humanisten nga Austria dhe dhuratat e saj.
Edhe pse Kosova pas luftës ka përjetuar një hov zhvillimi, në vend vazhdon të mbretërojë ende varfëri e madhe, shkruan portali meinbezirk.at.
“Aksioni humanitar me lodra fëmijësh është një aksion i drejtpërdrejtë për fëmijët në Kosovë. Atje ka shumë fëmijë që nuk kanë lodra pasi që jetojnë në varfëri. “Sytë e fëmijëve që shkëlqejnë janë gjëja më e bukur në botë. Fëmijët janë shpresa e vendit, për çka edhe është kaq e rëndësishme shkolla në Kosovë. Jam e gëzuar që është arritur të mblidhen kaq shumë lodra fëmijësh në Schwaz dhe ato të dërgohen në shkollën “Hilmi Rakovica”, në periferi të Prishtinës”, tregon Viktoria Gruber.
Gruaja nga Tiroli është pritur me përzemërsi nga drejtoresha e shkollës, Zana Zeqiri. “Shkolla jonë ka 1700 nxënës, dhe na mungon shumëçka. Veçanërisht të rëndësishme lodrat janë për nxënësit parashkollorë, për çfarë ne duam të ju falënderojmë shumë”, thotë z. Zeqiri. Nxënësit në këtë shkollë mësojnë anglishten si gjuhë të dytë, por drejtoresha dëshiron që të fusë edhe gjermanishten dhe që për këtë të shfrytëzojë kontaktet e saj me Institutin Goethe.
Shkollës i mungojnë aparatet moderne, si një laptop dhe një beamer edhe pse fryma që mbretëron aty është moderne. Në shkollë funksionon shumë mirë ndarja e mbeturinave. Këtu po krijohet vetëdija për ambientin, vetëdije që në një pjesë të madhe të vendit mungon, gjë që mund ë shihet nga kodrat e mbeturinave në rrethinën shkollës.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












