Teatër
„Swiss Connection“, shfaqje premierë e Jeton Nezirajt në teatrin zviceran
Nga 25 shtatori deri më 9 tetor 2021 në teatrin Winkelwiese të Cyrihut jepet premiera botërore e "Swiss Connection" nga Jeton Neziraj. Regjia: Manuel Bürgin
“Swiss Connection” (Lidhja Zvicerane) është një krimi-komedi që bën fjalë për një grup idealistësh të cilët, nga nëntoka zvicerane planifikojnë luftën e çlirimit të Kosovës dhe krijojnë një aleancë me NATO -n, e cila në vitin 2008 përfundimisht çoi në krijimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në prezantimin e shfaqjes nga teatri “Winkelwiese” i Cyrihut
Me veprën e tij, Jeton Neziraj zbulon botën misterioze të lëvizjes çlirimtare shqiptare të Kosovës duke bërë që “neutraliteti zviceran të takohet me sulmet me bomba, donacionet milionëshe dhe planifikimin e paskrupullt të luftës, transmeton albinfo.ch.
Shfaqja është pjesë e një bashkëpunimi midis profesionistëve të teatrit nga Zvicra, Gjermania, Austria, Serbia dhe Kosova. Qëllimi i këtij prodhimi është të përcaktojë kursin për bashkëpunim ndër-gjuhësor dhe ndër-kulturor të shtrojë pyeje lidhur me kuptimin e përkatësisë kulturore si dhe të hulumtojë rreth lëvizjeve të ndryshme të migrimit nga ose brenda rajonit të ish-Jugosllavisë.
Situata e dëshpëruar ekonomike dhe politike në Kosovë në vitet 1980 dhe 90 kishte detyruar shumë banorë të atjeshëm të iknin në Evropën Perëndimore. Në vitin 1998 konflikti me Serbinë u përshkallëzua dhe shpërtheu lufta.
Në atë kohë, “Këmbëshpejti” po bënte një jetë të dyfishtë rraskapitëse në Cyrih. Kosovari i martuar me Sarën zvicerane piqte bukë gjatë ditës, ndërsa natën mobilizon bashkatdhetarët e tij për “çështjen kombëtare”. Shërbimi sekret jugosllav është gjithmonë në gjurmë të tij. Kur Sara merr vesh për këtë, situata arrin kulmin: a të largohet prej tij apo të bëhet bashkëpunëtore e tij…?
Pjesa ndërgjuhësore dhe ndër-kulturore e shfaqjes është krijuar si pjesë e projektit të bashkëprodhimit “Where is Home?” (ku është shtëpia) mes teatrit Schlachthaus të Bernës, Qendra Multimedia të Prishtinës dhe Kosztolányi Dezső të Suboticës, shkruan albinfo.ch.
Shfaqja do të jepet në Teatrin Winkelwiese nga 25 shtatori 2021. Pastaj ajo mund të shihet nga 21 deri më 24 tetor 2021 në Teatrin Schlachthaus Bern, dhe më 5 dhe 6 Nëntor 2021 në Teatrin Dodona Prishtinë.
Në ekipin e aktorëve janë dy nga Kosova dhe dy nga Zvicra: Aurita Agushi, Adrian Morina, Nina Mariel Kohler dhe Christoph Rath.
Pojekti është fryt i bashkëpunimit të financuar nga Pro Helvetia “Shqiptarët, hungarezët, serbët, zviceranët dhe disa detaje të tjera të vogla OSE: Ku është shtëpia?” mes katër teatrove bashkëprodhuese nga Serbia, Kosova dhe Zvicra.
Të ngjashme
Të tjera nga Teatër
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figurat më të njohura të ndërmarrësve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Austri
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa Pas ndalesës prej më shumë se 12 orëve në kufijtë e Serbisë, linjat e autobusëve nga...
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
-
Dy të vdekur nga orteku në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë uron festën e Fitër Bajramit