Kosova
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument
"Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të bëhet me 1 kërkesë të thjeshtë" dhe brenda 30 ditësh
“Siç jemi zotuar në dhjetorin e vitit të kaluar, sot miratuam në mbledhjen e Qeverisë Projektligjin për Shtetësinë, i cili sjell ndryshime të rëndësishme në rifitimin, fitimin, regjistrimin dhe humbjen e shtetësisë së Kosovës”, ka thënë ministri i brendshëm Xhelal Sveçla duke prezantuar miratimin e ligjit të përmendur.
Ky ligj, ka thënë ai, sjell ndryshime në rifitimin, fitimin, regjistrimin dhe humbjen e shtetësisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se me miratimin përfundimtar të këtij ligji, qytetarët nga mërgata që janë detyruar të heqin dorë nga shtetësia do të mund ta rikthejnë atë me procedurë të lehtësuar.
“Me miratimin përfundimtar të këtij Ligji, qytetarët tanë nga mërgata që janë detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës do të rikthejnë shtetësinë me procedurë të lehtësuar. Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të bëhet me 1 kërkesë të thjeshtë dhe 1 dëshmi që personi nuk është i dënuar në shtetin përkatës. Po ashtu, afati për shqyrtim, i cili ishte 6 muaj, e kemi zbritur në 30 ditë”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, qytetarët do të mund të aplikojnë për rifitim të shtetësisë në procedurë të shpejtë dhe pa pagesë.
“Në kuadër të këtij procesi, qytetarët do të mund të aplikojnë për rifitim të shtetësisë në procedurë të shpejtë dhe pa pagesë”, ka thënë Sveçla.
Ai e ka cilësuar këtë projektligj si një hap të rëndësishëm për qytetarët dhe mërgatën.
“Ky projektligj është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë juridike, lehtësimit të procedurave për qytetarët tanë dhe forcimit të lidhjes së qëndrueshme ndërmjet shtetit dhe mërgatës, duke dëshmuar përkushtimin tonë që asnjë qytetar i Kosovës të mos ndihet i shkëputur nga atdheu i tij”, ka deklaruar Sveçla.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim










