Kosova
Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2018.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Xhelal Sveçlën për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Shkalla e dënimit ende nuk është bërë e ditur. Për këtë çështje, më 8 shtator do të mbahet seanca ku palët do të paraqesin rrethanat lehtësuese dhe rënduese, pas së cilës pritet të caktohet dënimi.
Ndërkaq, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, gjykata ka marrë aktgjykim refuzues, pasi ka arritur parashkrimi i ndjekjes penale.
Sveçla nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme.
Gjatë procesit gjyqësor, Prokuroria ka paraqitur prova, përfshirë edhe një incizim ku, sipas saj, shihet Sveçla duke aktivizuar një bombolë me gaz lotsjellës dhe duke e hedhur atë në sallën e Kuvendit.
Rasti lidhet me protestat e vitit 2018, kur deputetë të Vetëvendosjes dhe të opozitës së atëhershme përdorën gaz lotsjellës në Kuvend, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Çfarë parasheh Kodi Penal?
Sipas dispozitës për “Përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm”, përdorimi i armës apo materieve plasëse në kundërshtim me ligjin dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.
Në rastet kur arma apo mjeti i rrezikshëm përdoret në mënyrë kërcënuese ose frikësuese, parashihet gjobë deri në 10 mijë euro dhe burgim prej një deri në dhjetë vjet./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












