Sport
Super liga zvicerane, javë pa befasi të mëdha
Për liderin e ligës, FC Luzern, Burim Kukeli luajti tërë ndeshjen e Jahmir Hyka u aktivizua nga minuta e parë e deri në minutën e 62
Në derbin e xhiros së 11 të Super ligës Zvicerane në futboll u takuan i dyti dhe i pari në renditje: Young Boys-Luzern. Fitorja u takoi vendësve me rezultat minimal 1 :0. Me këtë fitore tani YB zvogëloi epërsinë ndaj liderit, në vetëm një pikë. Derisa për vendësit nuk u paraqit asnjë futbollist shqiptar, për liderin e ligës, Burim Kukeli luajti tërë ndeshjen e Jahmir Hyka u aktivizua nga minuta e parë e deri në minutën e 62
Ndeshja derbi lokal në Zurich në mes Grasshoper dhe Zurich u ndërpre në minutën e 77 te rezultati 2: 1 për Grasshoperin. Në këtë minutë, shikuesit e Zurichut të hidhëruar pas golit të dytë të shënuar nga vendësit tre minuta më herët, hodhën dy projektile mbi shikuesit vendës duke lënduar gjashtë persona. Pas një ndërprerjeje prej pesë minutave, referi nuk e vazhdoi ndeshjen me arsye se mungon siguria e plotë për lojtarët.
Deri në këtë minutë për skuadrën vendëse Orhan Mustafi luajti nga fillimi e deri në minutën e 60 për t’u zëvendësuar nga Endogan Adili. Mustafi u ndëshkua në minuten e 25 me karton të verdhë. Po ashtu edhe Mërgim Brahimi i u aktivizua për vendës nga minuta e 27. Në anën tjetër për mysafirët Adrian Nikçi dhe Admir Mehmedi luajtën nga fillimi i ndeshjes.
Kampioni në fuqi Baseli fitoi bindshëm si vendës ndaj Servette 3 me 0. Për kampionin tërë ndeshjen luajti Xherdan Shaqiri kurse Granit Xhaka u aktivizua nga minuta e 64.
Milaim Rama dhe Muhad Demiri pësuan debakël me skuadrën e tyre Thun në ndeshjen e zhvilluar në Neuchatel. Xamax fizoi 4 me 0. Futbollisti Demiri luajti nga fillimi e deri në minuten e 41 kurse Rama prej minutes 41 e deri në fund të takimit, të cilët nuk mundën të ndihmojnë skuadrën e tyre të shpëtojë nga humbja. Në ndeshjen Sion -Lausanne sport 1 :0, nuk u aktivizua asnjë futbollist shqiptar.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










