Sport
Super liga e Zvicrës: Hyka, realizatori i vetëm shqiptar
Në ndeshjet e javës së parë të sezonit pranveror të superligës së Zvicrës luajtën nëntë futbollistë shqiptarë
Super liga e Zvicrës: Jahmir Hyka realizatori i vetëm shqiptar
Pas një pauze dimërore filloi vazhdimi i super ligës, sezoni pranveror. Në ndërkohë në super ligë kanë ndodhur disa ngjarje të cilat do të ndikojnë edhe në rrjedhën e kampionatit.
Së pari, FC Neuchatel Xamax nuk është më pjesë e super ligës. Kjo për arsye se klubi ka falimentuar dhe është larguar nga federata futbollistike. Largimi i klubit ka ardhur si pasojë e mos deklarimit të pasurisë së klubit dhe mos garantimi financiari klubit për vazhdimin e aktivitetit.
Kryetari i FC Neuchatel Xamax Bullat Chagaev është momentalisht në paraburgim për shkak të shumë malverzimeve. Pra FC Neuchatel nuk ekziston më e pjesa dërmuese e lojtarëve janë shpërndarë në klube tjera siç është rasti edhe me futbollistin shqiptar Vullnet Basha i cili tani është anëtar i FC Sion.
Nën dy, FC Sion është dënuar nga federata me minus 36 pikë dhe kampionatin e vazhdon me minus 5 pikë, në vendin e fundit. Kjo gjendje do të vazhdojë deri në ndonjë vendim tjetër eventual pasi që klubi ka paraqitur ankesë. Dënimi ka pasuar për arsye se në formacionin e Sionit janë angazhuar disa lojtarë të cilët sipas komisionit disiplinor të ligës nuk kanë pasur të drejtë loje sepse janë regjistruar në klub pas afatit të paraparë kalimtar në fillim të kampionatit.
Në super ligë tani bëjnë pjesë 9 klube e në fund të kampionatit, asnjë klub nuk largohet direkt në ligën e dytë. I fundit në renditje do të garojë në ndeshje barazhi me të dytin e chalenge ligës. Gjatë këtij sezoni çdo javë nga një klub do të jetë i lirë sepse liga ka mbetur vetëm me 9 klube e do të zhvillohen vetëm nga 4 ndeshje. Në këtë xhiro si klub i lirë apo klub që pushoi ishte FC Lausanne Sport.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
FC Luzern -FC Zurich 1 : 1
Në këtë ndeshje ku u ndanë pikët, në formacioni vendës u paraqitën dy shqiptarë të cilët luajtën gjatë tërë ndeshjes, Hekuran Kryeziu dhe Jahmir Hyka i cili edhe shënoi për vendësit në minutën e 37. Po ashtu për vendës, Gëzim Shala ishte në bankinë dhe nuk u paraqit fare e Burim Kukeli ishte i suspenduar. Për mysafirët Adrian Nikçi u aktivizua nga minuta e 79. Ndeshjen e ndoqën mbi 11800 shikues dhe u ndanë 7 kartona të verdhë.
FC Basel- FC Sion 0 : 0
Lideri i ligës në ndeshje me të fundin në tabelë (pas dënimit të pësuar) i ndanë pikët pa gola, ndeshje të cilën e përcollën mbi 25 mijë shikues. Për vendësit tërë ndeshjen luajtën Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i cili edhe u ”zverdh” në minutën e 62-të. Për mysafirët nga fillimi e deri në minutën e 68 u aktivizua Vullnet Basha, ish lojtar i FC Neuchatel-it të falimentuar i cili edhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 67.
FC Grasshopper- FC Thun 0 : 1
Në ndeshjen të cilën e ndoqën vetëm 2500 shikues, vendësit zhgënjyen me rezultat. Për vendësit nga minuta e 53-të, nga futbollistët shqiptarë u aktivizua vetëm Mërgim Brahimi, deri sa të tjerët, Taulant Xhaka, Sehar Fejzullahi, Endogan Adili dhe Amir Abrashi nuk luajtën fare. Në anën tjetër për ekipin fitues, Muhamet Demiri luajti tërë ndeshjen e Milaim Rama u fut në lojë në minutën e fundit.
FC Yuong Boys - FC Servette 3 : 1
Në ndeshjen e cila u zhvillua në kryeqytetin Helvetik, në Bernë , në praninë e mbi 14 mijë shikuesve nuk u paraqit asnjë futbollist shqiptar.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












