Gjuha
Gara të suksesshme të diturisë në LAPSH të kantonit Aargau
Nga këto gara janë krijuar edhe ekipet që do të marrin pjesë në garat mësimore të përgjithshme në nivel të Zvicrës që do të mbahen më 21 qershor 2015
Këto gara u paraprijnë garave të përgjithshme të LAPSH “Naim Frashëri” për Zvicër, që do të mbahen me 21 qershor.
Mësuesi Hamzë Morina, në emër të këshillit kantonal të LAPSH për Kantonin AG, kishte pergatitur pyetjet teorike dhe praktike për dy nivelet, për garat kantonale të diturisë. Ajo që këtë garë e bëri shumë interesante ishte se morën pjesë edhe prindërit e nxënësve të cilët e përcollën tërë rrjedhën e garës. Ata u ndanë të kënaqur me njohuritë e treguara nga nxënësit, sipas niveleve dhe grupeve garuese dhe përmbajtjen e pyetjeve të parashtruara si ato teorike dhe praktike.
Garat i përcolli përfaqsuesi i LAPSH për Zvicër Abas Fejzullahu, sekretar i cili ishte në komisionin vlerësues dhe i përshëndeti garuesit dhe prindërit e tyre duke i falënderuar në emër të LAPSH Zvicër.
Në gara, pjesëmarrës ishin ekipet shkollore nga Windischi me mësuesen Eshtrefe Nuhiji me ekipet e e veta nga niveli i I dhe i II, mësuesja Elfete Gashi nga Wohleni, Fitnete Bala nga Granicheni dhe mësuesja Halime Vishi nga Suhri.
Garat u zhvilluan në dy nivelet dhe pyetjet ishin nga gjuha shqipe (2 pyetje teorike dhe praktike) 1 nga letërsia, një nga historia kombëtare, një nga gjeografia kombëtare dhe një nga kultura dhe tradita shqiptare.
Ajo që ia shtoi vlerën këtij organizimi, e bëri interesant dhe krijoi një atmosferë festive për garuesit dhe prindërit pjesëmarrës, ishte pjesëmarrja e nxënësit të klasës së tretë nga bashkia e Dullikenit , kantoni Solothurn, Albion Rexhaj tashmë i njohur si këngëtar i cili para garuesve këndoj këngët “Gjuha shqipe“, “Gjyshërve”, Djali nga Diaspora” etj. që u mirëprit dhe u duartrokit si një artist i vërtetë. Ai merrte pjesë bashkë me të atin, Miftar Rexhaj, i cili kishte bërë përgatitjen e muzikës.
Rrjedha e punës ishte mjaft mirë e organizuar dhe ekipet sipas përgjigjeve merrnin pikë dhe garonin, kështu që u krijuan edhe ekipet që do të marrin pjesë në garat mësimore të përgjithshme në nivel të Zvicrës që do të mbahen më 21 qershor 2015.
Ekipet treguan rezultate të mira në mësim gati të gjitha grupet ishin të përgatitura dhe morën pikët e duhura nga 30 sa ishte maksimumi deri në 25 që ishte rezultat për tu admiruar.
Nxënësit dhe prindërit u ndanë të kënaqur dhe propozuan që kësi lloj garash të përgatiten më shpesh dhe falendëruan Këshillin kantonal që organizoi këtë aktivitet.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj