Lajme
Stuhi të fuqishme pritet të godasin Ballkanin, Kosova në nivelin më të lartë të rrezikut
Ballkani po përgatitet për një valë të fortë moti të keq, që sipas parashikimeve meteorologjike mund të jetë ndër episodet më intensive të kësaj vere.
Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) ka shpallur Nivelin 3 të alarmit, shkallën më të lartë të rrezikut, për disa zona të rajonit. Sipas parashikimeve, stuhitë do të zhvillohen nga dita e martë deri në orët e para të së mërkurës.
Rajonet më të ekspozuara ndaj motit ekstrem janë jugu i Kroacisë, jugu i Bosnjë-Hercegovinës, Mali i Zi dhe Kosova. Ndërkohë, Shqipëria është përfshirë në Nivelin 1 të alarmit, ku priten fenomene të ngjashme, por me intensitet dhe shtrirje më të kufizuar.
Meteorologët paralajmërojnë se mbi rajon mund të krijohen superqeliza dhe sisteme të organizuara stuhish, të cilat mund të sjellin breshër të madh, erëra me fuqi shkatërruese, reshje intensive dhe, në raste të veçanta, edhe tornado.
Sipas analizave, ekziston mundësia që stuhitë e formuara mbi Itali të kalojnë Detin Adriatik dhe të prekin Ballkanin Perëndimor, duke goditur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë jugore dhe pjesë të Shqipërisë. Këto sisteme pritet të shoqërohen me erëra shumë të forta, breshër të madh dhe reshje të dendura shiu.
Parashikimet tregojnë se moti i paqëndrueshëm mund të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës, me disa valë stuhish të njëpasnjëshme.
Përveç Ballkanit, alarm i Nivelit 2 është shpallur edhe për pjesë të Italisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, ndërsa rajone të tjera të Evropës janë vendosur në Nivelin 1 të rrezikut.
Autoritetet dhe qytetarët këshillohen të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare, pasi kushtet atmosferike mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në zonat e prekura.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median













