Integrimi
Strategjia e bashkëpunimit: 88 milionë franga investime
Në kuadër të strategjisë janë paraparë rreth 88 milionë franga investime zvicerane gjatë periudhës 2013-2016
Prezantimi i Strategjisë për Kosovën 2013-2016, është organizuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO).
Drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC), Markus Baechler duke prezantuar strategjinë e re, tha se Zvicra e ka mbështetur Kosovën që nga viti 1998.
“Duke filluar së pari me ndihmë humanitare, rindërtim dhe ndihmë kthimi për refugjatë, bashkëpunimi zviceran ka evoluar gradualisht për të mbështetur tashmë procesin e tranzicionit, me fokus ekonominë gjithëpërfshirëse të tregut, sistemin politik e demokratik që siguron qasje në shërbimet themelore, si dhe mbështetjen për integrimin regjional dhe evropian të Kosovës”, tha Baechler.
Nga ana tjetër ambasadorja zvicerane në Prishtinë, Krystyna Marty, ka vënë theksin në lidhjet e ngushta ndërmjet dy vendeve dhe ka premtuar se do të vazhdon Zvicra mbështetjen për Kosovën.
Edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në prezantimin e Strategjisë për Kosovën 2013-2016, e organizuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO).
Në këtë strategji është paraqitur ndihma e Qeverisë e Zvicrës dhënë për Kosovën nga viti 1998, ndërsa është prezantuar edhe strategjia e investimeve të parapara të bëhen në mes të vitit 2013-2016, që do të kapë shifrën rreth 88 milion franga zvicerane.
Me këtë rast, Ministri Kuçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka falënderuar popullin dhe Qeverinë e Zvicrës për mbështetjen që kanë dhënë për popullin dhe Qeverinë e Kosovës.
“Prezantimi i Strategjisë për Kosovën 2013-2016, është një ngjarje shumë e mirë dhe unë kam dy arsye pse jam sot këtu, fillimisht do të doja të shpreh përkushtimin tonë si Qeveri për këtë projekt dhe e dyta, ne i kemi bashkuar prioritetet tona si Qeveri bashkë me mbështetjen që marrim nga Zvicra.
Në shumë raste i kemi krijuar prioritetet tona bashkërisht dhe ky rast është shumë i mirë për të përmirësuar jetën e kosovarëve”, ka thënë Kuçi.
Ministri Kuçi ka vlerësuar këtë strategji edhe për faktin që në të janë përfshirë edhe komunitetet tjera jo shumicë në Kosovë
“Do të doja të ju falënderoj për mikpritjen që ju i ofroni diasporës tonë dhe që i ofroni mundësinë që ata të jenë pjesë e shoqërisë së Zvicrës”, tha ministri Kuçi
Programi special i migracionit do të vazhdojë bazuar në strategjinë ndërministrore për partneritete të migracionit 2012-2015.
Çështjet gjinore dhe qeverisja janë tema transversale për të gjitha projektet dhe programet.
Strategjia e bashkëpunimit zviceran është harmonizuar me prioritetet e Qeverisë së Kosovës, bazuar në kornizën afatmesme të shpenzimeve 2013-2015.
Në kuadër të strategjisë janë paraparë investime rreth 88 milionë frangash zvicerane në periudhën 2013-2016.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












