Shkurt.ch
Statuja e Nënë Terezës dëshiron të qëndrojë në vendin pritës
Një grup i shoqatave shqiptare në Lozanë dëshiron t’i ofrojë një monument në kujtim të shenjtores qytetit të Lozanës. Por, procesi duket të jetë i vështirë. Albinfo.ch ju propozonë një përkthimin të artikullit të botuar në gazetën frankofone 20minutes.
Nënë Tereza është një simbol universal, një mesazh i paqes, por nuk e duan në hapësirën publike, dëshpërohet Gjergj Prenkoçaj. Ai nuk kupton pse nuk mund të gjejë një vend për të ngritur një statujë të Nënë Terezës, e cila gjithë jetën ia kushtoi indianëve në nevojë dhe e cila u shpall e shenjtë më 4 shtator.
E gjitha kjo filloi në mars. Kur Papa Francis shpalli kanonizimin e murgeshës shqiptare, z. Prenkoçaj, një katolik me qëndrim në Zvicër për 25 vjet, i vuri vetes si qëllim të shënojë këtë shenjtërim edhe në rrethinën e vendit pritës. Me disa shoqata, ai mblodhi fondet dhe gdhendi një statujë bronzi të zonjës që gëzoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, dhe këtë për t’ia ofruar qytetit të Lozanës.
“Ne i kemi propozuar Këshillit të famullisë së kishës Notre-Dame, rue du Valentin, thotë Gjergj Prenkoçaj. Ajo do të kishte qenë e përkryer po të ishte vendosur në pjesën e jashtme të Bazilikës: vend i parë nga të gjithë. Por, na u tha se kjo ishte e pamundur, sepse vendi do të pësojë punë për dy vjet”.
Të frymëzuar nga pavijoni tajlandez në prag të parkut Denantou që nga viti 2007, grupi u ofroi autoriteteve të kryeqytetit Vaud-it ta vendosin në breg të liqenit. Komuna, megjithatë, theksoi se “në përgjithësi, nuk lejohen ngritjet e statujave në pronën publike”. Dhe, ajo ftoi Komisionin për t’iu adresuar Vikariatit Episkopale ose Federatës së Kishës katolike romake të kantonit.
Por Ibrahim Syla, me besim mysliman, shumë i interesuar për këtë projekt, thotë i shqetësuar se ka frikë se statuja do të jetë e mbyllur në një kishë. “Nënë Tereza nuk u përket katolikëve, as shqiptarëve, e as indianeve. Ajo është e të gjithëve”.
Praktikë e rrallë
“Qyteti është shumë i kujdesshëm para se të vërë figura të personaliteteve në hapësirën publike”, thotë bashkiaku David Payot. “Ne kemi një shqetësim të madh për neutralitet se sa në shekujt e kaluar. Viteve të fundit ka pasur propozime për t’i kushtuar shesh Nënë Sofje, një grua e rëndësishme në Lozanë, apo një rrugë me emrin e Nelson Mandela-s. Por kjo nuk është bërë. Unë shpresoj se statuja e Nënë Terezës do të gjejë një vend pranë një kishe, por jashtë, në mënyrë që të mbetet në dispozicion për të gjithë. Sepse, ky projekt thekson gjithashtu dialogun ndërfetar”.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












