E-Diaspora
“Sporti flet një gjuhë”
Më 24 qershor 2017 në Bazel me organizim të ABSM Bazel dhe klubit futbollistik BSC “Old Boys” mbahet turniri tradicional i futbollit “Sport spricht eine Sprache (Sporti flet një gjuhë).
Turniri edhe këtë vit mbahet në terrenin sportiv “Schützenmatte” në Bazel. Qëllimi i këtij aktiviteti sportiv është bashkimi i njerëzve nga kultura të ndryshme dhe promovimi i integrimit.
Turniri është i hapur për të gjithë! Për të rinj e të moshuar, për familje dhe miq si dhe për të gjithë ata që interesohen për lojën e futbollit dhe e kanë atë kënaqësi .
Po ashtu edhe për fëmijët dhe të rinjtë ka aktivitete interesante, si për shembull vrapimi në 100 metra, në të cilin fëmijët mund të marrin pjesë edhe pa paralajmërim.
Dëshironi që me ekipin tuaj të paraqiteni për të marrë pjesë në turnir? Atëherë plotësojeni formularin e bashkëngjitur ose informohu në adresën elektronike: [email protected].
Paraqitja dhe regjistrimi mund të bëhet deri më 21 qershor.
Programi fillon në orën 9.30 me prezantimin e ekipeve dhe përfundon në orën 17 e 30 me ndarjen e çmimeve.
Flyer und Anmeldeformular 2017
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Qershor 2017
- Ora09:30
- LokacioniBazel
- Data e përfundimit20 Qershor 2017 - 2:00
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë











