Kosova
Specialja bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit
Mësohet se Gjykata Speciale ka nisur bastisjet në shtëpinë e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se një ditë më parë, Specialja ka bastisur edhe banesat e dy ish-këshilltarve tjerë të Thaçit, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.
Vlen të theksohet se Behrami të hënën reagoi ndaj bastisjeve, duke thënë se “Gjykata Speciale është fashiste, sepse përndjek, arreston dhe dënon vetëm shqiptarët”.
“Bastisja e shtëpive të kolegëve, Blerimit dhe Bashkimit, është skandaloze dhe e paprecedent! Blerim Shala ka qenë pengesë vetëm për regjimin e Millosheviqit dhe ky regjim e kishte arrestuar atë disa herë. Për katër dekada, Shala ka qenë njëra ndër figurat intelektuale që ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm në rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim! Ndërsa, Bashkim Smakaj është ndër njerëzit më profesionist që njoh në fushën e sigurisë, njeri që ka ndërtuar shumë institucione të sigurisë në Kosovë nga themelet”, ka thënë Behrami.
Ndaj bastisjes së Speciales, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Në reagimin e bërë në Facebook, Çitaku ka shkruar se kjo është përndjekje politike.
“Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim.Dje Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di. Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike”, ka pohuar ajo.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











