Shqipëria
Spanjollët, me kërkesa rekord për prodhimet “Made in Albania”
Spanja shënon rekord me një rritje prej 115 për qind ose 1.2 miliardë lekë dhe në 12 muaj 115 miliardë lekë
Është bërë e ditur se spanjollët kanë shënuar rekord të kërkesave për prodhimet shqiptare, ku në dhjetor dërgesat u rritën, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave nga INSTAT rritja më e madhe e importeve është shënuar prej Turqisë. Ndërsa Italia zë vendin e parë sa u përket shkëmbimeve tregtare.
Po ashtu, thuhet se viti 2019 është mbyllur me rënie sa u përket eksporteve të prodhimeve shqiptare.
Raportet e fundit tregojnë gjithashtu se dërgimi i produkteve “Made in Albania” drejt vendeve të tjera preku shifrën e 299 mld lekë, duke u ulur me 3,8 %, krahasuar me vitin 2018.
Ndërkaq importet kanë vijuar trendin rritës me 1.2 për qind. E njëjta situatë paraqitet edhe në muajin dhjetor.
Krahasuar me nëntorin, eksportet kanë rënë me 11 për qind.
Duhet theksuar se rritje të ndjeshme kanë shënuar lëndët minerale dhe energjia elektrike me një shtesë prej 7.2 pikë, ndërsa rënie ka shënuar tekstilet dhe këpucët me -4.5 pikë.
Sa u përket shteteve, të cilat kanë preferuar prodhimet shqiptare në muajin dhjetor, Spanja shënon rekord me një rritje prej 115 për qind ose 1.2 miliardë lekë dhe në 12 muaj 115 miliardë lekë.
E dyta renditet, Greqia me 18 për qind. Sa i përket Kosovës, pavarësisht taksës që Prishtina ka vendosur ndaj Beogradit, eksportet kanë një rritje me vetëm 3 për qind në dhjetor dhe 10 për qind në gjithë vitin 2019.
Shtetet me të cilët ka pasur rënie të eksporteve për gjatë vitit të shkuar INSTAT rendit Italinë dhe Greqinë.
Sa u përket importeve, Turqia mban vendin e parë me 23 për qind dhe Kina me 11 për qind.
Rënie të importeve kanë shënuar Rusia, Italia dhe Gjermania. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












