Botërori 2026
Spanja, finalistja e parë e Botërorit 2026
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me autoritet Francën 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Dallas.
Skuadra e Luis de la Fuente zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar kampionët e botës të viteve 1998 dhe 2018. Mikel Oyarzabal hapi serinë e golave në minutën e 22-të nga pika e bardhë, pasi Lamine Yamal u pengua brenda zonës. Golin e dytë e realizoi Pedro Porro në minutën e 58-të, pas një kombinimi të bukur me Dani Olmon.
Vetëm pak minuta më vonë, Yamal realizoi edhe golin e tretë, por ai u anulua për pozicion jashtë loje pas verifikimit, transmeton albinfo.ch.
Franca, e udhëhequr nga Didier Deschamps, nuk arriti të gjente zgjidhje përballë presionit dhe organizimit të shkëlqyer të spanjollëve. Kylian Mbappé dhe shokët e tij krijuan shumë pak raste të rrezikshme, ndërsa portieri Unai Simón ishte pothuajse i papunë gjatë pjesës më të madhe të takimit.
Situata u vështirësua edhe më shumë për francezët pas dëmtimit të mbrojtësit William Saliba në pjesën e parë, ndërsa sulmi i “Les Bleus” mbeti larg pritshmërive.
Me këtë fitore, Spanja siguron biletën për finalen e madhe të 19 korrikut, ku do të përballet me fituesin e gjysmëfinales Angli–Argjentinë. Ndërkohë, Franca do të luajë ndeshjen për vendin e tretë, e cila do të jetë edhe sfida e fundit e Didier Deschamps në stolin e kombëtares franceze.
E-Diaspora
-
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë "Një mirënjohje e veçantë u takon, mbi të gjitha, familjarëve të personave të zhdukur", thuhet veç... -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata -
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime












