Kosova
Sot pritet vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, afati kushtetues përfundon sot
Sot përfundon afati i paraparë me Kushtetutë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht se në cilën orë do të vazhdojë seanca konstituive e ndërprerë një ditë më parë, përcjell albinfo.ch.
Seanca u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për të zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e partive parlamentare, me synimin për të arritur një marrëveshje politike, veçanërisht rreth çështjes së presidentit.
Kërkesa e Kurtit u kundërshtua nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët reaguan ndaj ndërprerjes së seancës. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi t’i ndërpresë punimet.
Para ndërprerjes, Kuvendi arriti të përfundojë dy pikat e para të rendit të ditës: formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve dhe betimin e deputetëve të legjislaturës së re.
Pas miratimit të raportit të komisionit, të gjithë deputetët e zgjedhur, përfshirë edhe deputetët e Listës Serbe, dhanë betimin dhe morën zyrtarisht mandatin e tyre.
Vazhdimi i seancës pritet të jetë vendimtar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe përfundimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së 11-të. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











