Kosova
Sot mbahet protestë kundër gjuhës seksiste të Ardian Kastratit drejtuar Presidentes së Kosovës
Është bërë e ditur se aktivistë të shoqërisë civile sot organizojnë protestë kundër gjuhës seksiste të deputetit Ardian Kastrati nga Partia Demokratike e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ata po ashtu do të kërkojnë përjashtimin e tij nga Universiteti i Prishtinës.
Protesta mbahet në oborrin e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke filluar në orën 11:00.
Kujtojmë se deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente ka shkëputur një fragment nga shkrimtari Faik Konica për të satirizuar ndaj saj.
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me fytyrë të kuqe si piper t’Ohrit”, është pjesa që ka shkëputur Kastrati.
Ai ka fshirë postimin nga profili i tij në Facebook pas kritikave të shumta që mori.

E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












