E-Diaspora
Sonte, skena e “Swiss Music Awards” në Zvicër do të frymojë shqip
albinfo.ch do të sjell atmosferën e kësaj ngjarje kulturore në Cyrih
Skena muzikore e ndarjeve të çmimeve prestigjioze “Swiss Music Awards” që do të mbahet sonte (e premte) në Zvicër do të frymojë shqip.
Këngëtarja shqiptare që jeton në Londër, e cila po korr sukseset botërore Dua Lipa, është mysafire speciale për të performuar sonte në këtë mbrëmje muzikore, ndërkohë rep këngëtari shqiptar i cili jeton në Zvicër, Shkëlzen Kastrati i njohur si Xen, është i nominuar për çmimin në kategorinë “Best Breaking Act”.
Kur gjithçka është drejt finalizimit për këtë spektakël muzikor, tashmë në Cyrih ka mbërritur edhe e ftuara speciale, Dua Lipa. Ajo ka njoftuar fansat e saj se gjendet në Zvicër dhe mezi po pret të performojë në ndarjen e çmimeve “Swiss Music Awards”, përcjell “albinfo.ch”.
albinfo.ch do të jetë e pranishme në spektakël dhe do të sjellë për lexuesit e vet atmosferën që mbretëron në këtë eveniment të rëndësishëm muzikor.
Sipas mediave zvicerane, Dua do të këndoj hitin e saj “Be The One” në skenën e “SMA”-së.
“Zvicra, jam shumë e lumtur që gjendem këtu. Do të perfomoj në “Swiss Music Awards”. Jam shumë e emocionuar”, ka shkruar Dua në Instagram.
E në anën tjetër Xeni ka bërë thirrje fansave të tij që të vazhdojnë ta votojnë në linkun e faqës: https://swissmusicaëards.ch/en/#!/vote
albinfo.ch
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë















