Shqipëria
“Skënderbeu, At i Kombit Shqiptar”
Këshilli Organizator i Simpoziumit Shkencor Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i përberë nga përfaqësitë e shoqatave atdhetare si shoqata “Malësia e Madhe” dhe Federata Pan Shqiptare Vatra, intelektuale dhe qendrave fetare në Michigan si Kisha Katolike e Shën Palit, apo Teqeja Bektashiane, i propozon instancave më të larta të shteteve së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, shpalljen me ligj të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, “AT I KOMBIT SHQIPTAR”.
Dokumenti është propozuar dhe postuar në të gjitha instancat e hierarkisë shtetërore te Shqipërisë dhe Kosovës, transmeton “TCH”.
Ideja e këtij propozimi lindi në fazat përmbyllëse të këtij Simpoziumi Shkencor mbajtur në Michigan në janar të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Në deklaratë anëtarët e komisionit shprehen se: “ Dhënia e këtij titulli, do te shërbente si një mesazh i fortë dhe i guximshëm për bashkësinë Evropiane, se orientimi gjithë-dimensional i shqiptarëve është Evropa, se shqiptarët janë pasardhësit e Skënderbeut, i cili luftën e tij të drejtë, ja kushtoi jo vetëm çlirimit të viseve Arbënore, por edhe mbrojtjes së civilizimit të hershëm evropian. Si rrjedhojë, identifikimi ynë si Skënderbegas, do të kthehej në një vlerë të shtuar dhe faktor emancipues për vetë komunitetin evropian”.
Me një argument historik të përgatitur nga historiani i njohur Prof. Dr. Jahja Drançolli, dhe pas një mbështetjeje nga elita intelektuale dhe biznesmenë të shquar të Diasporës në SHBA dhe Kanada, Komisioni shprehet se dhënia e këtij titulli përbën një akt të lartë vlerësimi, civilizimi dhe qytetarie, për te cilin kemi nevojë ne shqiptarët si komb dhe më së shumti e meriton figura e pavdekshme e Skënderbeut në përmbyllje të 550 vjetorit të vdekjes së tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












