Lajme
S’ka Karton të Gjelbër, diaspora prap “plaçkitet”
Sipas zyrtarëve nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, BE po kërkon kushte shtesë për Kartonin e Gjelbër, të cilat Kosova nuk mundet t’i përmbushë
Bashkatdhetarët kosovarë edhe sivjet vazhdojnë të paguajnë taksat kufitare me të hyrë në Kosovë, pasi që Byroja Kosovare e Sigurimeve ka dështuar të hyj në Byronë e Sigurimeve të Evropës. Kështu të paktën arsyetohen zyrtarët kosovarë që merren me sigurime, sipas të cilëve, BE po kërkon kushte shtesë për Kartonin e Gjelbër.
Siç kanë deklaruar për “Zërin” përfaqësuesit e institucioneve kosovare, Byroja Evropiane ka kërkuar nga pala kosovare që të hyjë në negociata me byrotë e vendeve tjera anëtare të Këshillit, ku një gjë e tillë, sipas përfaqësuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, është e pamundur.
Rrahim Pacolli është udhëheqës në bisedimet rreth Kartonit të Gjelbër ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
“Ne kemi pasur premtimin për ta hapur një zyrë të Byrosë Evropiane në Kosovë. Për këtë arsye ne kemi organizuar edhe dy seminare në Prishtinë me Këshillin e Byrosë, ku kanë qenë përfaqësues edhe byrotë tjera të vendeve të Evropës dhe na është premtuar edhe publikisht prej atyre se do të hapin një zyrë që qytetarët e Kosovës do të mundë të pajisen me Karton të Gjelbër”, tha ai.
Kjo, sipas tij, ka qenë para Marrëveshjes së Serbisë për Lëvizje të Lirë, por pasi që u arrit marrëveshja me Serbinë… kanë kërkuar që pala kosovare të bisedojë me byrotë e vendeve tjera dhe kjo nuk është e mundshme, pasi që Këshilli i Byrosë Evropiane vendos për këtë çështje dhe kjo ka mbetur në heshtje nga ana e tyre”, tha ai.
Sipas Pacollit, bisedimi një nga një me këshillat e shteteve të BE-së për kartonin e Gjelbër është shumë problematike, pasi që disa shtete nuk e kanë njohur Kosovën dhe paraqesim problem. Ndryshe, njëri prej kritereve që Kosova të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër është pranimi në Kombet e Bashkuara.
Ndryshe, në mungesë të Kartonit të Gjelbër, bashkatdhetarët kosovarë që vijnë gjatë pushimeve duhet të paguajë sigurim shtesë për Kosovën. Kjo për shumëkënd është konsideruar si plaçkë qeveritare. Madje është premtuar nga Qeveria e Kosovës edhe pagesë online për sigurimet, por edhe kjo doli farsë politike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













