Lajme
‘Simpsons’ dështuan në parashikimet për zgjedhjet në SHBA
‘Simpsons’ duket se ka dështuar për herë të parë në parashikimet e tij për të ardhmen, pasi Kamala Harris humbi ndaj Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Në episodin nga sezoni i 11-të i serialit, me titull “Bart in the Future” që u transmetua për herë të parë në vitin 2000, duket se parashikonte fitoren e zgjedhjeve nga Harris.
Gjatë episodit, personazhi Lisa e veshur me një kostum lejla zgjidhet presidente në të ardhmen.
Në vitin 2021, klipi u bë viral, kur Harris u bë zëvendëspresidentja e parë femër e SHBA-së kur presidenti Joe Biden fitoi zgjedhjet e vitit 2020.
Në atë kohë, njerëzit në internet vunë në dukje se Harris kishte zgjedhur një veshje të ngjashme me atë të Lizës kur ajo bëri betimet e saj një xhaketë lejla me vathë dhe gjerdan me perla.
Në korrik 2024, krijuesi i shfaqjes Al Jean postoi disa foto të Lisa dhe Kamala Harris dhe shkroi: “Parashikimi” i “The Simpsons” në të cilin jam krenar që jam pjesë”.
Megjithatë këtë herë parashikimi i tyre nuk doli dhe shumë komentues u shprehën se ndonjëherë ndodh që edhe parashikuesit më të mirë mund të gabojnë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











