Lifestyle
Si e nisin ditën njerëzit e suksesshëm?
Thuhet se ora e parë e ditës është më e rëndësishmja. Kujdesuni të ndërmerrni disa hapa të vegjël për t’u siguruar se nuk do t’u shkojë dëm.
Edhe pse ne të gjithë i shpenzojmë ndryshe nga njëri-tjetri mëngjeset, ekzistojnë tri veprime, të cilat secili duhet t’i kryejë për të qenë më i suksesshëm çdo ditë, transmeton EO.
Zgjidhni një nga detyrat e vështira për ta realizuar përpara të tjerave
Kjo ide e ka zanafillën nga shprehja e Mark Twain: “Ha një bretkosë të gjallë si fillim në mëngjes dhe asgjë më e keqe se kjo nuk do t’ju ndodhë në pjesën e mbetur të ditës”.
Me fjalë të tjera, nëse realizoni një gjë të tillë që në mëngjes, gjithçka tjetër që do të vijë më pas do t’ju duket më e lehtë. Duke “hequr qafe” diçka të vështirë që në orën e parë të ditës tingëllon si një mënyrë fantastike për t’u ndjerë të plotësuar dhe për të mos e mbajtur më mendjen aty përgjatë ditës.
Mos kontrolloni email-et
Nëse nuk jeni duke punuar në një profesion ku është e nevojshme të jeni pranë telefonit 24 / 7, nuk ka arsye të filloni të punoni përpara kohe. Shtyjeni përgjigjen e emaileve të cilat nuk janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Përse të stresoheni në një ambient ku është mundësia të jini të qetë? David Karp, themelues i Tumblr, përmend në një thënie të tijën për revisten Inc. se ai përpiqet të mos i lexojë emailet kur është në shtëpi. Duke pasur kompjuterat në miniaturë me vete (smartphonët) përgjatë gjithë kohës është paksa e vështirë të ndihesh rehat kur nuk je i arritshëm qoftë edhe për pak kohë – por kjo kohë sigurisht që është një shpërblim të cilin e kupton kur fillon të angazhohesh përsëri me emailet dhe detyrat.
Gjeni diçka që ju lumturon dhe bëjeni çdo ditë
Mund të jetë diçka e thjeshtë si për shembull të pish një kafe diku, vetëm apo me dikë që keni për zemër ose 10 minuta meditim. Vetë veprimi është domethënës. Ajo që ka rëndësi është të zhvillojmë një zakon i cili na dhuron kënaqësi në minutat e para pas zgjimit. Për shembull, sa herë që zgjohem, pres me padurim të shkoj të bëj kafen për vete. Më merr 6 minuta dhe ndihem sikur kaq gjë është mëse e mjaftueshme për të më nxitur të nis ditën me një ndjesi të këndshme.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












