Lajme
Si do ta kujtojë historia Merkelin?
Gjermanët votojnë sot në zgjedhjet që do t’i japin përfundimisht fund mandatit të Angela Merkelit si kancelare e Gjermanisë, shkruan BBC.
Kur Merkel të largohet pas 16 vjetësh në pushtet, si do ta kujtojë atë historia?
Ja disa nga momentet e saj kryesore në detyrë, nën komentet e ekspertëve.
Shpëtimi i euros dhe trajtimi i krizës financiare të vitit 2008
“Në përgjigje të krizës, ajo tha se donte sa më shumë ekonomi tregu që të ishte e mundur, por edhe sa më shumë ndërhyrje shtetërore që të ishte e nevojshme”, tha politologu Matt Qvortrup.
Social-demokratët gjermanë e përdorën atë linjë si slogan në vitet ’60.
“Merkel dhe ministrja e saj e Financave iu drejtuan qytetarëve në 2008 për t’i siguruar ata se qeveria do të garantonte kursimet e tyre”, shtoi analisti Rudiger Schmitt-Beck.
Përgjigjja e saj ndaj viteve të Trump
Ajo e mbajti situatën të qetë dhe të gatshme për internacionalizmin liberal.
“Në njëfarë mënyre, ajo e mbajti anijen në det, e kreu detyrën e saj dhe tani mund të shkojë e qetë”, komentoi Qvortrup.
Kriza e refugjatëve
“Qëndrimi në detyrë i Merkel, zakonisht, përshkruhet si i karakterizuar nga kriza”, vëren Charlotte Galpin.
“Duke u përballur me një krizë humanitare në Ballkan, Merkel hapi kufijtë e Gjermanisë dhe pranoi pothuajse një milion refugjatë gjatë vitit 2015, duke shpallur “wir schaffen das” (”ne mund ta menaxhojmë këtë”).
Gjermania u dallua si një nga vendet e pakta evropiane që u dha strehë sirianëve, të cilët iknin nga lufta civile.
Negociatat me aksionerët e lartë të BE-së për lehtësimin e borxhit për Greqinë gjatë krizës së euros
Vendimi për të mos mbyllur kufirin për refugjatët e bllokuar në Hungari, në vitin 2015
“Nuk duhet anashkaluar se Merkel nuk e ka hapur kufirin, pasi ky vendim përmendet shpesh, por ajo vendosi të mos e mbyllë atë”, vlerësoi Schmitt-Beck.
Hapja e rrugës që martesa e të njëjtit seks të kalonte nëpër Parlament
“Pak para zgjedhjeve, Merkel dha intervistë për një revistë për gra, ku u shpreh se votimi për këto çështje ishte çështje e ndërgjegjes individuale”, thotë analistja Katrin Schreiter.
“Ajo, në thelb, theu vijën e partisë dhe kjo hapi mundësinë për ta miratuar atë ligj. Kjo ishte një arritje e madhe”, shtoi Schreiter.
Një herë, kur u pyet se çfarë ndiente, kur mendonte për Gjermaninë, ajo tha se “unë mendoj për dritare të mbyllura mirë. Asnjë vend tjetër nuk mund të bëjë dritare të tilla të mbyllura mirë dhe të këndshme”.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare













