Dëshironi ta sillni familjen tuaj (fëmijët, burrin, gruan, prindërit) në Zvicër? Atëherë informimi i tërësishëm e korrekt paraprakisht është një bazament i rëndësishëm për integrimin e anëtarëve të familjes. Në një tubim informativ të qytetit të Bernës mund të informoheni dhe keni mundësi të parashtroni pyetjet tuaja. Ftesën (në gjermanisht) e gjeni këtu. Nëse në tubimin informativ keni nevojë për përkthim në gjuhën tuaj amtare apo nëse keni pyetje të tjera mund të ndërlidheni me Qendrën Kompetente për Integrim (Kompetenzzentrum Integration), ([email protected] apo 031 321 60 36).
Tubimi i radhës informativ për bashkim familjar do të mbahet të martën, më 27 tetor 2015.
Më shumë informacione dhe për adresat e vendeve që ofrojnë informacione në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me bashkimin familjar, mund t’i gjenin në vijim.